LAJMI I FUNDIT:

Kompania holandeze “Terra Stab”, e interesuar për të ndërtuar rrugë në Mitrovicë

Kompania holandeze “Terra Stab”, e interesuar për të ndërtuar rrugë në Mitrovicë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur Agim Shahinin, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe përfaqësuesin e Kompanisë holandeze “Terra Stab”, Maarten Maas, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Fillimisht kryetari Bahtiri e ka falënderuar Shahinin për interesimin e tij për të sjellë në Mitrovicë biznesmenë të ndryshëm për të investuar dhe përfaqësuesin e Kompanisë holandeze “Terra Stab”, Maarten Maas, për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me komunën e Mitrovicës dhe realizimin e projekteve në fushën e infrastrukturës.

Siç thuhet në një njoftim, kryetari Bahtiri ka thënë në vazhdim se komuna e Mitrovicës i mirëpret të gjitha iniciativat dhe të gjithë biznesmenët që janë të interesuar për të bashkëpunuar me komunën e Mitrovicës dhe për këtë po punon shumë në krijimin e infrastrukturës përkatëse dhe lehtësirave tjera për biznese.


“Përfaqësuesi i Kompanisë holandeze “Terra Stab”, Maarten Maas, që është një kompani e fuqishme e specializuar për infrastrukturën rrugore nga Holanda dhe që ka angazhime në shumë vende të botës, e ka njoftuar kryetarin Bahtiri me punën që bënë dhe kushtet që ajo ofron për të realizuar projekte të ndërtimit të rrugëve me teknologjinë më bashkëkohore në botë. Kryetari i komunës, Bahtiri dhe kryetari i AKB-së, Agim Shahini e kanë njoftuar biznesmenin Maas me infrastrukturën ligjore dhe me procedurat e regjistrimit të bizneseve dhe procedurat tjera për angazhim në projekte konkrete”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se përfaqësuesi i Kompanisë holandeze “Terra Stab”, Maarten Maas, tha se do të sjell në Mitrovicë dhe Kosovë ekspertët e kompanisë për të bërë hulumtime të terrenit ku mund të ndërtohen rrugë të reja, apo të meremetohen ato të vjetra.

“Që të tre bashkëbiseduesit u dakorduan që selia e përfaqësisë së Kompanisë holandeze “Terra Stab”, të jetë në Mitrovicë, ku ofrohen kushte më të mira për veprimtarinë e bizneseve dhe kompanive të ndryshme”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori