Një kompani me bazë në Seatle të shtetit të Uashingtonit, po prodhon dronë speciale për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës. Dronët do të përdoren në misionet e kërkim-shpëtimit dhe mund të ofrojnë mundësi vëzhgimi në ato vende, ku është shumë e rrezikshme të dërgosh njerëz.
Njëzet e dy vjeçari, Blake Resnick, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “BRINC” me bazë në Seatle, vizitoi Poloninë në muajin mars për të dorëzuar personalisht dhjetë dronë, që ai shpreson se do të ndihmojnë ukrainasit të zmbrapsin ushtrinë e Rusisë.
Kompania e tij është një nga dhjetëra të tilla, të mëdha e të vogla, që po dërgojnë pajisje ushtarake në Ukrainë, për ta ndihmuar këtë vend në luftën kundër Moskës, raporton zeriamerikes.
Çdo dron kushton rreth 15 mijë dollarë. Resnick ka zhvilluar disa seanca, ku ka dhënë udhëzime se si mund të përdoren këta dronë.
“Dronët tanë po veprojnë në disa grupe misionesh në Ukrainë. E para janë operacionet e kërkim-shpëtimit, fluturimi mbi një ndërtesë, kërkimi i të mbijetuarve, përpjekja për të kuptuar nëse ndërtesa do të shembet më tej pas një sulmi. Po përdoren gjithashtu për të përcaktuar vendndodhjen e forcave ruse”, thotë Resnick.
Fillimisht dronët u përdorën për të ndihmuar ekipet taktike në Shtetet e Bashkuara në situata barrikadash, pengmarrjeje apo personash të armatosur që rrezikojnë jetët e një numri të madh njerëzish. Ato nuk varen nga sistemet GPS, (një sistem që u ofron përdoruesve informacione mbi pozicionim, fluturimin apo kohën).
“Ne jemi në gjendje të depërtojmë më mirë në objekte, të fluturojmë më tej dhe nuk mbështetemi tek GPS-i. Kjo do të thotë, që ne mund të operojmë në mjedise, që e bëjnë të pamundur depërtimin e këtyre lloj sistemeve, sikurse janë ndërtesat e betonit. Ky dron është në thelb një celular fluturues. Pra, nëse arrin tek një i dyshuar, ose një person i dëmtuar, mund të telefononi dhe të bisedoni për të kuptuar situatën”, thotë Dmitry Tarasov, teknik i dronëve “BRINC”.
Dronët mund të funksionojnë në errësirë të plotë dhe madje mund të thyejnë xhamat e dritareve për të hyrë brenda një ndërtese.
“Ata kanë një pjesë që thyen xhamin. Sapo e prek atë, ai thyhet dhe kjo mundëson futjen brenda në ndërtesë. Në kushte të tjera do të ishim detyruar ta hapnim me dorë. Thjesht ai ngjitet (droni) dhe vendoset brenda sekondash”, thotë Tarasov.
Resnick nisi t’i projektonte këta dronë unikë kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Në vitin 2021, ai siguroi mbi 25 milionë dollarë investime për projektin e tij. Për të, ndihma dhënë Ukrainës dhe dhurimi i dronëve ishte një vendim i lehtë për shkak të origjinës së tij ukrainase.
“Lufta e Ukrainës është krejtësisht morale. Ky është një nga konfliktet më bardhë e zi që kam parë gjatë gjithë jetës sime. Dhe duke e ditur se kjo është një fushë ku teknologjia mund të ndihmojë, u ndjeva shumë i motivuar, që të përpiqesha ta bëja këtë gjë”, thotë Resnick.
Kompania “BRINC” planifikon të dhurojë edhe më shumë dronë për ushtrinë e Ukrainës dhe tashmë Blake Resnick po diskuton mbi këtë çështje me Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë