LAJMI I FUNDIT:

KOMF reagon për mënyrën e raportimit të mediave për zhdukjen e 15 vjeçares nga Prizreni

KOMF reagon për mënyrën e raportimit të mediave për zhdukjen e 15 vjeçares nga Prizreni

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka parë me shqetësim raportimet e mediave lidhur me rastin e zhdukjes së vajzës nën moshën 18 vjeç N.N.

KOMF dënon ashpër raportimet e tilla të cilat janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, parimet etike dhe çka është më e rëndësishmja, në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës. Raportime të tilla cenojnë rëndë privatësinë dhe integritetin moral dhe psikologjik të fëmijëve.

“Mediat duhet të kenë parasysh që edhe në rrethanat kur prindërit ose kujdestarët ligjor të fëmijëve shpalosin apo ndajnë informata dhe detaje rreth rastit, mediat në asnjë rrethanë nuk duhet të publikojnë informata të cilat dëmtojnë integritetin e fëmijës, e veçanërisht për fëmijët viktima. Madje, KOMF konsideron që roli i mediave përveç që duhet të jetë informues duhet të jetë edhe edukues për prindërit në raste të tilla”, thuhet në reagim.


Zhduket një 15 vjeçare në Prizren, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur
Lexo po ashtu Zhduket një 15 vjeçare në Prizren, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

“KOMF kërkon nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë, që të shqyrtojnë këtë rast me urgjencë dhe sipas gjetjeve të ndërmarrin masat e nevojshme.

Ky rast është një moment i përshtatshëm për të sqaruar kuptimin e standardit profesional për t’i shërbyer interesit publik dhe për të artikuluar udhëzimet për programet transmetuese”.

KOMF njofton që do të parashtrojë ankesë për këtë rast tek KPM. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori