Në Tiranë shfaqet filmi i Fatmir Koçit "Koha e Kometës" ku bashkohet dhe ndahet me "Vitin e mbrapshtë" të Ismail Kadaresë.
Pranon se nuk është konsultuar me asnjë historian, me asnjë etnograf, madje as që ka ndër mend ta bëjë një gjë të tillë, edhe pse filmi i referohet një momenti historik. I ka mjaftuar komunikimi me shkrimtarin Ismail Kadare, në romanin e të cilit (“Viti i mbrapshtë”) është mbështetur filmi i tij.
Mbrëmjen e së enjtes filmi i regjisorit Fatmir Koçi, “Koha e Kometës” pati premierën në Tiranë. Ashtu siç ndodh rëndom, kur përballesh me diçka të re, mendimi i publikut ishte i ndryshëm. Disave u pëlqeu trajtimi i ri i Koçit, të tjerë pranojnë se kanë provuar një “ndjesi shqetësimi” gjatë ndjekjes së filmit.
E vërteta është se filmi të linte me shumë pikëpyetje në lidhje me gjetje të ndryshme regjisoriale. Ashtu si thuhet edhe në prezantimin e filmit, “Koha e Kometës” është historia e një burri (Blerim Destani) që niset për të gjetur luftën, por gjen dashurinë (Masiela Lushën).
Në shërbim të kësaj drame regjisori ka quajtur edhe përplasjet fetare, që zënë një vend të mirë në film, apo edhe sjelljet në momente të caktuara të personazheve (“rimëkëmbja” e një vajze të re, malësore, pas përdhunimit nga një grup ushtarësh).
Kush e njeh veprën e Kadaresë, pak e gjen atë në filmin e Koçit. Për studiuesin Behar Gjoka, i cili sapo ka nxjerrë nga duart një studim mbi veprën e shkrimtarit dhe këto ditë nxjerr nga botimi veprën “Kadareja i rilexuar”, “midis “Kohës së Kometës” dhe “Vitit të mbrapshtë”, ka fare pak lidhje ndërmjet filmit dhe librit, duke u nisur nga skenari dhe jo nga elementë të tjerë.
Sa për elementin etnografik, që mbush gjithë filmin, Koçi thotë se as ka pasur për qëllim që të bëjë një film për të treguar etnologjinë, apo traditat, kostumet, apo simbolet. Me këtë Koçi justifikon qëndrimin bashkë edhe të fustanellës dhe të tirqve, të veshjeve të jugut me të veriut, apo të muzikës, curleve, lodrave, kabave…
Për të, asnjë nga këto detaje në vetvete nuk ka rëndësi. Sipas tij qëllimi është të kuptohet se “ekzistenca e njeriut dhe e shqiptarëve është liria e vetvetes”. /shekulli/telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre

Historia e engjëllit mbrojtës të Van Goghut
Pelegrinazhi i madh bektashian: Abaz Aliu dhe Mali i Tomorrit

Kujt ia kushtoi Esenini poezinë e famshme - nënës apo gjyshes?

(R)evolucionari Orhan Kerkezi

RRUGA E MOÇME

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn