LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja, mbledhje për të analizuar takimin me Zvicrën

Kombëtarja, mbledhje për të analizuar takimin me Zvicrën

Mbrëmjen e së premtes Kombëtarja Shqiptare është kthyer sërish në vendgrumbullimin e saj në Perros Guirec ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e radhës me Francën, në program pas 3 ditësh në Velodrome të Marsejës.

Pas ndeshjes sfilitëse me Zvicrën, ku Shqipëria luajti për pjesën më të madhe të takimit me 10 lojtarë, programi i paradites së sotme parashikonte një masazh rigjenerues për futbollistët që u aktuvizuan në orën 10:30 të mëngjesit, ndërsa pak pas mesditës, në orën 12:30 ekipi është grumbulluar në një mbledhje me trajnerin De Biasi dhe stafin teknik, për një analizë të detajuar të asaj se cfarë ndodhi në ndeshjen e parë në Francë 2016, në përpjekje për të evituar përsëritjen e episodeve që u evidentuan në sfidën e Lens për përballjet e radhës me Francën dhe Rumaninë.

Pas konsumimit të drekës dhe pushimit në hotelin e Agapa Resort, Kombëtarja do të kryejë dhe seancën e vetme stërvitore për këtë të dielë në orën 18:00 në fushën e Yves Jannou, ku ka zhvilluar dhe përgatitjet që nga momenti që ka zbarkuar në Francë. /SS/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Liga e Parë
Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

Serie A
Kalo në kategori