LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja arrin në Tiranë, ja programi ditor

Kombëtarja arrin në Tiranë, ja programi ditor

Pas arritjes në Aeroportin e Rinasit në ora 15:40, dhe pritjes që iu bë nga kryeministri Rama dhe Ministrja Nikolla, dhe gjitha nderimet tjera ushtarake, ekipi kombëtar ka marrë rrugën drejt Tiranës.  

Më pas, skuadra e kombëtares ka lëvizi me një autobus të hapur drejt Tiranës, ku ndalesa e parë do të jetë përpara Bashkisë së Tiranës. Aty, kryetari Erion Veliaj do t’u japë djemve të kombëtares simbolin e Tiranës, Çelësin e qytetit.

Ndalesa e dytë për Kombëtaren do të jetë Ministria e Punëve të Jashtme, ku Ministri Bushati do të presë skuadrën e kombëtares, të cilët do të bëjnë edhe aplikimin për pasaportën diplomatike, premtim ky i Kryeministrit Rama.


Ndalesa e tretë do të jetë në Kryeministri, ku shefi i qeverisë do të presë zyrtarisht skuadrën e kombëtares dhe ku të ftuar do të jenë edhe futbollistët më të shquar kuqezi ndër vite.

Etapa tjetër do të jetë sheshi “Nënë Tereza”, pikërisht te ‘Fan Zone’ nga ku qytetarët e Tiranës ndoqën me emocion ndeshjet e kombëtares.

Në orën 19.00 skuadra do të dalë në Fan zonën e kryeqytetit në sheshin “Nënë Tereza”, për tu përshëndetur me tifozët.

Në Fun Zone do të ketë një koncert madhështor me DJ dhe këngëtarë të njohur, ndërkohë që djemtë e kombëtares do të kenë mundësinë t’i flasin sportdashësve shqiptarë nga një skenë e ngritur posaçërisht për këtë ditë.

Dhe krejt në mbrëmje, Kryeministri Rama do të shtrojë një darkë në nder të ekipit kuqezi, ku do të marrin pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

Programi:

Mbërritja në aeroporti “Nënë Tereza”: 15:30

Ceremonia e pritjes në aeroportin “Nënë Tereza”: 15:45

Ceremoniali i dhënies së “Çelësit të qytetit” Bashkia Tirane: 16:15-16:30

Ministria e Punëve të Jashtme aplikimi për pasaportën diplomatike: 16:40-17:10

Kryeministri (COD), pritje nga Kryeministri:  17:15-18:10

Fan Zone, koncerti festiv : 18:20- 19:50

Nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe deri përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” kombëtarja do të udhëtojë me autobus të hapur.

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori