LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni prej çokollate

Koleksioni prej çokollate

Parisi është shndërruar në parajsë për adhuruesit e çokollatës. Në metropolin francez është hapur “Salon du Chocolat”- panairi më i madh i çokollatës dhe njëra prej ngjarjeve më të popullarizuara gastronomike në këtë vend.

Në këtë panair ëmbëlsira më e adhuruar e njerëzve është prezantuar në variante të ndryshme, ndërsa më interesante me siguri është koleksioni i veshjeve prej çokollate.

Kreacionet janë punuar nga dizajnerë të modës në bashkëpunim me prodhuesit e njohur të çokollatës. Fustane, kapela, kostume bile edhe këpucë të punuara nga çokollata dhe natyrisht, të gjitha mund të hahen.


Kreacioni më i mirë do të fitojë shpërblimin, i cili po ashtu do të jetë i punuar prej çokollate.

Modelet prej çokollate për çdo ditë do të prezantohen në revytë e mëdha të modës. Shou i çokollatës do të zgjasë deri më 1 nëntor, ndërsa mendohet se 120.000 vizitorë do ta vizitojnë këtë panair. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori