Kolegji Riinvest hyn në vitin e nëntë prej themelimit të tij me një avancim të dukshëm në programet e biznesit dhe shkencave kompjuterike në nivel baçelor dhe master dhe me ndërkombëtarizim të rritur duke ofruar programe ndërkombëtare dhe duke realizuar projekte ndërkombëtare dhe partneritet me biznese.
I përkrahur nga një staf me përvojë ndërkombëtare dhe me pjesëmarrje në hulumtime si në kuadër të Institutit Riinvest dhe më gjerë, Kolegji Riinvest është i vetmi institucion në Kosovë që ofron programe franshizë nga Britania e madhe dhe I vetmi institucion me forma unike të financimit të studimeve.
Kolegji Riinvest ka partner strategjik Universitetin Staffordshire (SU) në Britaninë e madhe.
SU ka një reputacion të shkëlqyeshëm në Kosovë por edhe në shumë vende të ndryshme ku ka partneritete.
Partneriteti me Universitetin Staffordshire u mundëson studentëve kosovar të studiojnë në Universitetin Staffordshire në Kolegjin Riinvest në Prishtinë.
Universiteti Stafforsdshire ka bashkëpunime të ngjashme edhe me disa universitete dhe institucione në Evropë dhe më gjerë.
http://www.staffs.ac.uk/partnerships/international
Në kuadër të programeve ndërkombëtare, Kolegji Riinvest është fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm si koncept që kërkon balancimin mes çështjeve të ndërlidhura nga tre fusha: ekonomia, ambienti dhe shoqëria.
Në kuadër të Projektit TEMPUS CONSUS (Connecting Science Society Collaborations for Sustainable Innovations), Kolegji Riinvest ka krijuar bashkëpunime me institucione tjera të arsimit të lartë në Kosovë, Shqipëri dhe Evropë dhe ka promovuar, çështjet e mësimnxënies së përbashkët dhe inovacionit për zhvillim të qëndrueshëm.
Në kuadër të projektit, Kolegji Riinvest ka krijuar metoda të ndryshme të mësimdhënies dhe punëtorive të strukturuara të cilat mbështesin zhvillimin e kapaciteteve dhe sidomos zhvillimin e të menduarit sistematik dhe interdiciplinar.
Mësimdhënësit kanë zhvilluar materiale të mësimdhënies të cilat përfshijnë grupe të ndryshme të interesit, temën e zhvillimit të qëndrueshëm si dhe forma të ndryshme dhe inovative të mësimdhënies.
Kolegji Riinvest ka siguruar programe për shkëmbimin e studentëve dhe stafit.
Kolegji është pjesëmarrës në disa skema shkëmbimi.
Për shembull në kuadër të ERASMUS MUNDUS SUNBEAM stafi dhe studentët e Riinvestit janë përfitues të bursave të shkëmbimit për studime, hulumtime e trajnime në mbi 28 universitete në rajonin uni-adria për nivelin baçellor, master dhe studime të doktoratës.
Në kuadër të partneriteteve bilaterale ERASMUS + studentët dhe stafi mund të kalojnë një semestër në Universitetin Dubrovnikut në Kroaci si dhe Middle East Technical University në Ankara të Turqisë.
Duke pasur parasysh, se Kolegji është i profilizuar në dy departamente, në kuadër të shkëmbimit, mesatarisht 10 studentë kalojnë një semester në universitetet partnere, kurse stafi inkuadrohet në kërkime, mësimdhënie dhe studime të dokotratës dhe post-doktoratës.
http://www.sunbeam.univpm.it/EN/home
Si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar, Kolegji Riinvest çdo vjet organizon International Study Tour, një udhëtim studimor në kuadër të planprogramit të studimeve Masters of Business Administration me Universitetin Stafforshire, me ç’rast studentët vizitojnë një qytet evropian dhe 5 top kompanitë e tij në cilësinë e konsulentit ndërkombëtar. Përveq përvojës praktike, multikulturalizmit dhe përvojës së shkëmbyer në këtë projekt ata gjithashtu i japin një dimension ndërkombëtar zhvillimit të tyre profesional.
http://riinvest.net/Staffordshire/?page_id=11
Përveç këtyre programeve, fokusimi i Riinvest në tre vjetët e ardhshëm është tek bashkëpunimi me Bizneset nëpërmjet Projektit Entrepreneurial Universities for Industry Alliances (EUFORIA).
Rrjeti prej njëmbëdhjetë universiteteve europiane dhe vendore synon të forcojë lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve dhe të ngrit kapacitetet për këtë qëllim në institucionet e arsimit universitar për të bashkëpunuar me bizneset.
Ky projekt, i pari në këtë fushë në Kosovë, përfshin 16 partnerë ku Kolegji Riinvest është i vetmi Kolegj privat që bashkëpunon me 5 universitete publike nga Kosova: Universitetin e Gjakovës (Fehmi Agani), Universitetin e Pejës (Haxhi Zeka), Universitetin e Gjilanit (Kadri Zeka, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës (Hasan Prishtina), Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, dhe pesë universitete evropiane Universiteti Staffordshire (Britani e Madhe), Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Munihut (Gjermani), Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Universita Politecnica delle Marche (Ankona, Itali), Universiteti Nottingham Trent (Britani e Madhe). Poashtu, përherë të pare përfshihen edhe ndërmarrjet vendore si Ujë Rugove, Hotel Dukagjini, Trepharm, Enrad si dhe dy organizata jo qeveritare ODA Ekonomike e Kosovës dhe Gratë në Biznes. Në këtë projekt mësimdhënësit dhe bizneset punojnë së bashku në përmirësimin e metodave të mësimdhënies dhe të mësuarit duke publikuar raste studimore në të cilat trajtohen analizat e kompanive vendore. Këto raste studimore pastaj do të përdoren në plan programet universitare në mënyrë që studentët të mësojnë pjesët teorike në kontekstin Kosovar dhe ato njohuri pastaj të mund t’i aplikojnë me lehtësi në tregun e punës pas diplomimit.
Synimi kryesor i Kolegjit është që të diplomuarit të dallohen me njohuritë dhe shkathtësitë në fushën e tyre të studimit, shprehinë e punës dhe vlerat etike, përvojën ndërkombëtare, angazhimin në hulumtime si dhe me shkathtësitë ndërmarrëse dhe kontaktet me tregun e punës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker