Koalicioni qeveritar së bashku në zgjedhjet presidenciale, emri i kandidatit do të dihet nesër

LSDM-ja dhe BDI-ja në zgjedhjet presidenciale në prill do të dalin me kandidat të përbashkët. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dje pas takimit me Zaevin tha se marrëveshja e tillë në të ardhmen duhet të jetë standard në vendin tonë i cili do të jetë në interes të qytetarëve dhe të shtetit.
“Bëmë analizë esenciale, duke pasur parasysh se duhet vënë një standard në vendin tonë, edhe pse për këtë kishte tentime edhe më parë, por nuk kanë qenë të suksesshme. Që deri te qytetarët të dërgojmë porosi se kemi mjaftueshëm parti politikisht të pjekura, por edhe shoqëri e cila të mund të sjell vendim të përbashkët për president shteti. U morëm vesh që në zgjedhjet presidenciale të dalim me kandidat të përbashkët. Kjo të bëhet standard që edhe në të ardhmen do të jetë nga standardet e reja në interes së qytetarëve dhe shtetit”, theksoi Ahmeti.
Sa i përket emrit të kandidatit, kryetari i BDI-së tha se po bisedohet për emrat të cilët përmenden në mediet dhe se në ditët në vijim do të ketë takime që të vendoset për to, ndërsa do të ketë edhe takime edhe me partitë tjera politike që t’ bashkohen, siç tha, kësaj iniciative për kandidat të përbashkët.
LSDM-ja për të dielën paralajmëroi Kongres në të cilin do të kumtohet emri i kandidatit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev para takimit të parë koordinues të partisë të martën në mbrëmje në të cilin i shqyrtonte raportet nga organizatat komunale dhe vetëkandidimet që kanë arritur tha se vijon procedura për përzgjedhjen e kandidatit të përbashkët.
“Do të kemi edhe shumë kontakte përmes telefonit dhe mënyrave të tjera të bisedave me sekretarët tanë të cilët janë në komunikim me organet e partive politik me të cilët bisedojmë që të shohim se a ka eventualisht hap përpara ose mundësi që të arrihet deri te kandidati i përbashkët. Informacionet i kam pozitive, nuk jemi shumë larg. Besoj se emrat do të jenë shkaku final për gjetjen e kandidatit të përbashkët”, tha Zaev.
Duke e komentuar marrëveshjen mes LSDM-së dhe BDI-së për kandidat të përbashkët presidencial, lideri i OBRM-PDUKM-së Hristian Mickoski dje në intervistë për 1TV tha se është i bindur se ai është “kandidati më pak konsensual”.
“Ai kandidat është më pak konsensual, por kandidat i përbashkët i mbështetur nga këto dy parti që ta ulë humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe shkurt ta vazhdojë karrierën politike të politikanëve nga këto dy parti politike. Unë jam i sigurt se nëse dalin me kandidat të veçantë do të humbin nga Siljanovska”, tha Mickoski.
Konkursi i LSDM-së për paraqitjen e kandidatëve për president të shtetit përfundoi më 19 shkurt. I vetmi për të cilin dihet se ka dorëzuar kandidaturë për president nga LSDM-ja është ish ambasadori Gjorgji Filipov.
Zgjedhjet presidenciale të gjashtat me radhë ishin shpallur nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi më 8 shkurt. Rrethi i parë i zgjedhjeve është caktuar për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Do të kishte qenë më e mençur nëse Maqedonia do të kishte votuar “pro” dy rezolutave për luftën në Ukrainë

Dumani: Përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, e dështuar

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe