LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni i shpresës së mirë

Kohёve tё fundit trajektoren e proceseve politike e shoqërore të Republikës sё Kosovёs e përshkuan shumё ndodhi. Mes tё gjitha ndodhive, mё e dhimbshmja ishte bёma e servilit serb Marty, ku pёrmes njё raporti tentohet tё pёrlyhen, jo vetёm figurat historike tё popullit shqiptar, por tё dyja vёndet, Kosova dhe Shqipёria. Pavarёsisht faktit qё nё kёtё vёshtrim nuk do tё flasё pёr servilin e servilёt serbë, patjetёr mё duhet t’i referohem kёsaj tё lige qё tё shtyjё pёrpara, dёshirёn time qё Kosova dhe tё gjithё shqiptarёt tё jenё faktor tё fatit tё tyre njё herё e mirё. Nuk thonё sё koti se, pas çdo tё lige fshihet njё e mirё. Andaj dua tё shpresoj qё faktori politik shqiptar, sidomos ky nё Kosovё, t’i shfrytёzojё nё tё mirën e tij edhe veprimet e llojit tё Martit.

Pjesë e pandashme e rrjedhave përmes të cilave kanё gjarpëruar ndodhitё e kohёve tё fundit janё zgjedhjet e pёrgjithёshme tё 12 dhjetorit. Nё kёtё ditё verdikti u dha, se si rrodhen gjёrat, janё organet kompetente qё merren me kёtё gjё, tani ёshtё koha tё mёsojmё nga gabimet qё tё mos pёrsёriten e tё mbushim bateritë pёr tё ecur pёrpara. Siç e thash edhe mё lartё, faktori politik shqiptar i Kosovёs, duhet qё tё unifikoj vizionin, pёrkushtimin, vullnetin e refleksin nё kёto momente jo tё lehta pёr vёndin tonё.


Konstelacionet politike tё prodhuara pas zgjedhjeve tё 12 dhjetorit, edhe pse nё shikim tё parё duken si tё vёshtira pёr tё ardhё deri te formimi i njё qeverie pёr vendin tonё, pamёdyshje alternativat lёnё hapsirё tё mjafёtushme pёr tё manovruar. Zёrat e dёgjuar gjatё fushatёs parazgjedhore se nuk do tё hyjmё me kёtё apo atё subjekt politik nё qeverinë e ardhshme, nuk janё asgjё tjetёr, vetёm se fraza tё ngarkuara politikisht. I kuptuar lehtё ёshtё fakti qё nё njё garniturё qeverisёse mes ish-dy partnerёve, mё nuk ka hapsirё bashkёpunimi. Janё tё shumta arsyet. Jo pse ishte njё koalicion i panatyrshëm, nga se tё tilla koalicione kemi gjithandej, ku mund tё përmendnim rastin mё eklatant, pra mes liberalёve e konzervatorёve nё Britani, por nga fakti qё ishte njё koalicion jo i sinqertë mes partёnerve. Nuk do mend se do tё ishte i padurueshëm vazhdimi i ish-koalicionit PDK-LDK. Kjo alternativё bije menjёherë.

Si pikё reference pёr tё manovruar me alternativat ёshtё subjekti politik i cili ka fuqinё mё tё madhe tё vendosjes, ku nё kёtё rastё kemi Partinë Demokratike tё Kosovёs. Kur bёhet fjalё pёr koalicionet, nuk duhet ikur faktit se ishte lideri i kёtij subjekti politik, i cili asnjё herё gjatё fushatёs parazgjedhore nuk ka vёnё vija tё kuqe pёr koalicionet e mundshme, gjё e cila nuk ka ndodhё me tё tjerёt. Mirёpo lideri i PDK-sё, Hashim Thaçi, kёtё nuk e ka bёrё nga se paska qenё mё i dijshёm nga tё tjerёt, por nga qё ka qenё mё realist sa i pёrketё mundёsisё sё formimit tё qeverisё pa ndonjё koalicion.

Pёrsёritja e votimeve nё ato vendvotime nё tё cilat ka pas gjetje tё parregullёsive, vetёm sa do tё zvarrisë formimin e qeverisë, por nuk do tё ndikojё nё ndryshimin e rezultateve tё tanishme tё publikuara nga KQZ-ja. Nuk mund tё besojё qё ka tё atillё qё presin ndryshime tё mёdha me rezultatet. Deri mё tani njё alternativё e larguam nga rendi i ditёs, bile edhe çështjen e mundёsisё sё ndryshimit tё rezultateve. Tani mund tё konsultohemi me mundёsitё e tjera, tё njё koalicioni, qё tani mund ta konsiderojmë si koalicioni i shpresës sё mirё.

Duke u nisur nga situata faktike dhe filozofitё politike tё subjekteve politike, Partia Demokratike e Kosovёs dhe Lёvizja Vetëvendosje, rrjedhimisht vimё te konkludimi se bashkimi i tyre nё njё koalicion qeveritar, nuk ёshtё i pamundshёm, mirёpo nuk do tё ndihmonte nё formimin e njё qeverie stabile. Janё tё shumta rrethanat qё kanё treguar kundёrshtitё mes kёtyre dy korenteve politike. Lёvizja Vetëvendosje ёshtё njё forcё politike e cila para vetes ka njё pёrspektivё tё admirushme, dhe mos inkuadrimi nё qeveri nuk do t’i ulё peshёn asaj. Edhe kjo alternativё bije.

Bashkёpunim indirekt mes Aleancёs Kosova e Re dhe Partisё Demokratike tё Kosovёs, ka pasur edhe nё kohёn e qeverisё PDK-LDK. Tё kemi njё koalicion mes AKR-sё dhe PDK-sё nuk do tё pёrmbushte nevojat e situatёs nё tё cilen ndodhemi. Duhet lavdёruar liderin e AKR-sё, Behxhet Pacolli, pёr largёpamёsinё e tij, qё nё radhet e veta regrutoj njё figurё politike me vizion siç ёshtё Mimoza Kusari – Lila, mirёpo AKR ende ka punё pёr tё bёrё pёrbrenda vetes.

Nuk do ta konsideroja gatishmёri nёse lideri i PDK-sё, Hashim Thaçi, i bёnё hizmet punёs pёr tё afruar subjektet politike tё bashkёsive etnike nё Kosovё. Kёtё do ta bёjё patjetёr, nga se vendet ministrore janё tё garantuara pёr bashkёsitё etnike me Kushtetutën e Republikёs sё Kosovёs, siç janё edhe pёr vendet nё Kuvend. Andaj kёtё gjё nuk do ta konsideroja si temё diskutimi.

Opcioni mё real dhe mё i mbёshteturi do tё ishte koalicioni mes Partisё Demokratike tё Kosovёs dhe Aleancёs pёr Ardhmërinë e Kosovёs. Kёtё konstatim do ta plotёsonin disa argumente. Liderёt e tё dy korenteve politike kanё njё pedigre tё pёrbashkёt, ku nё momentet mё tё vёshtira pёr Kosovёn i kanё qёndruar pёrkrahë njёri-tjetrit. Fakt ky qё nuk duhet hedhur poshtё. Jemi plotёsisht tё vetёdijshёm qё Thaçi e Haradinaj nё momente tё caktuara tё proceseve politike nuk kanё pasur pika tangjente, mirёpo çёshtjet kruciale pёr vendin ata nuk i ka gjetur largё njёri-tjetrit. Aktualisht ata janё liderё qё plotёsojnё boshllёqet e njёri-tjetrit, andaj inkurajimin pёr koalicion mes PDK dhe AAK nё kёto momente jo tё lehta pёr vendin, e mbёshtes tek fuqia dhe mundёsia e tyre pёr tё lёvizur gjёrat pёrpara.

Bashkimin e PDK-sё dhe tё AAK-sё nё kёto momente do ta emёroja si koalicion i shpresës sё mirё, nga se mundёsitё pёr tё prodhuar stabilitet nga kёta dy faktorё politikё janё shumta. Ështё njё lidhje e natyrshme, e paprovuar nё arenёn politike deri mё tani, dhe me mundёsi pёr tё dёshmuar arritshmёri. Patjetёr, qё marrëveshja pёr koalicionin e shpresёs sё mirё, duhet tё jetё e sinqertё mes partnerёve, dhe jo tё pёrsёriten momentet siç i provuam kohёve tё fundit. Gabimet qё AAK i kishte gjetur si opozitё karshi pozitёs, nё programin e ardhshëm qeveritar tё koalicionit tё shpresёs sё mirё, duhen evituar. Gjithashtu edhe PDK nuk duhet tё luaj rolin e tё shurdhrit karshi vërejtjeve tё opozitës, por edhe tё shoqёrisё civile. Premisat e koalicionit PDK-AAK, pёrveç tjerash gjejnë mbёshtetje tek refleksioni dhe pёrkushtimi i Hashim Thaçit dhe vizioni e vullneti i Ramush Haradinajt.

Efektiviteti i njё pozite tё fortё dhe opozite konstruktive, por me qёndrime tё ndryshme karshi rrjedhave shtetrore, kombёtare, rajonale e botёrore do tё ishte i mundshëm nёse nё pozitё do tё kemi PDK-AAK, kurse opozitё VV, LDK, AKR. Krejt nё fund, qeveria e ardhёshme duhet ta di; populli dhe Kosova mё nuk duron dështime.