LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Në Merdare është arrestuar një gjeneral serb

KMDLNj: Në Merdare është arrestuar një gjeneral serb

Sipas informatave të KMDLNj–së në pikën kufitare në Merdare u arrestua Milovan Bojaniq , ish gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe serbe që njëkohësisht ishte shumë i afërt me Sllobodan Millosheviqin.

“Gjenerali i ushtrisë serbe, Milovan Bojoviq është në ndalim policor dhe ka dyshime se ka përgjegjësi për krime kundër civilëve të paarmatosur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998–1999”, thuhet në komunikatën e KMDLNj.

Sipas KMDLNj gjenerali i arrestuar ka pasur përgjegjësi komanduese dhe ka udhëhequr operacionet e ushtrisë serbe në rajonin e Llapit sikur që nën përgjegjësinë e tij kanë qenë forcat paramilitare dhe policore serbe që kanë bërë krime të shumta kundër civilëve, prej vrasjeve individuale deri te vrasjet në masë.


Këto krime deri më sot kanë mbetur të pandëshkuara përveç se është mbajtur një gjykim i improvizuar në Beograd për vrasjen e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Gashi.

Sipas informatave të KMDLNj –së gjatë luftës së fundit në Kosovë, në rajonin e Llapit janë vrarë 499 persona, dhe 98 të vrarë në masë, ndërsa konsiderohen si të zhdukur 53 civilë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Lajme
Policia bastis Ministrinë e Mjedisit, hetime për ambalazhimin e ujit

Policia bastis Ministrinë e Mjedisit, hetime për ambalazhimin e ujit

Lajme
Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Jehona Hulaj
Maqedonci: Për 10 herë radhazi janë nënshkruar kontrata emergjente për ushqimin e ushtarëve, duhet zgjidhje afatgjate që garanton vetëqëndrueshmëri

Maqedonci: Për 10 herë radhazi janë nënshkruar kontrata emergjente për ushqimin e ushtarëve, duhet zgjidhje afatgjate që garanton vetëqëndrueshmëri

Lajme
Shqetësuese, tri nxënëse në Gjakovë vetë-lëndohen - Policia heton rastin si ‘shtytje në vetëvrasje’

Shqetësuese, tri nxënëse në Gjakovë vetë-lëndohen - Policia heton rastin si ‘shtytje në vetëvrasje’

Lajme
Vdes babai i Haxhi Shalës, nipi i tij thotë se vdiq me mall që ta shihte edhe një herë djalin

Vdes babai i Haxhi Shalës, nipi i tij thotë se vdiq me mall që ta shihte edhe një herë djalin

Lajme
Kalo në kategori