LAJMI I FUNDIT:

Klubi “Soroptimist Peja” nënshkruan marrëveshje binjakëzimi me “Cividale del friuli” të Italisë

Klubi “Soroptimist Peja” nënshkruan marrëveshje binjakëzimi me “Cividale del friuli” të Italisë

“Klubi Soroptimist Peja” gjatë qëndrimit katër ditor në Itali ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, gjegjësisht marrëveshje binjakëzimi me klubin “Cividale del friuli” të Italisë.

Marrëveshja për bashkëpunim në mes të dy vendeve filloi me himnin e Italisë dhe Kosovës, ndërsa nënshkrimi u firmos nga kryetarja e klubit “Soroptimist Peja”, Makfirjete Limoni dhe kryetarja e klubit të “Cividale del friuli”, Luisella Bellinaso.


1

Soroptimist Internacional (SI) numëron rreth 80.000 anëtare në 132 shtete dhe territore, është një organizatë botërore për femrat në menaxhim dhe profesione, duke punuar përmes projekteve shërbyese në ngritjen e të drejtave njerëzore dhe statusit të gruas.

SI është organizatë jo qeveritare, me një status të përgjithshëm konsultativ në Kombet e Bashkuara. Përfaqësuesit e Soroptimist kanë qasje direkte dhe zëri i tyre dëgjohet në qendrën e Kombeve të Bashkuara. Zëri tyre, po ashtu dëgjohet në Vjenë,Romë, Nairoby dhe Paris.

SI ka filluar punën në vitin 1921 në Kaliforni të SHBA-së dhe emri i saj ka prejardhjen nga latinishtja “soror”dhe “optima”, e interpretuar si më e mira për femrën, pra që do të thotë “motra më e mirë”.

Klubi i parë është themeluar në Paris, më 1924 nga Dr Suzanne Noel, kirurge plastike, e cila gjithashtu ka themeluar Federatën e Evropës SIE në vitin 1930.

Kjo organizate botërore ka gjithsej katër federata, SI federata Amerikës, SI Federata Evropës, SI federata Pacifiku jugperëndimor dhe SI federata Britania e Madhe – Irlanda.

Prandaj, në  vitin 2004 nga doktoresha Teuta Hadri me profesion gjinekologe në Prishtinë është parë e nevojshme të themelohet kjo organizatë, pra Klubi i parë, “Soroptimist Prishtina”. Në vitin 2007 nga doktoresha Violeta Binishi arrin të themelohet Klubi i dytë në Gjakovë, ndërsa në vitin 2015 nga Makfirjete Limoni me profesion ekonomiste themelohet Klubi i tretë “Soroptimist Peja”.

Me ftesën e Luisella Bellinaso, kryetares së Klubit të Cividale del friuli, më datën 17-20 qershor Shoqata joqeveritare internacionale Evropiane “Soroprimist Club Peja” qëndroi për një vizitë katër ditore në Itali.

Kjo shoqatë është themeluar më 31 tetor të vitit të kaluar e cila deri më tani ka organizuar Projekte dhe një sërë aktivitete të ndryshme si: avancimi, roli dhe pozita e gruas në shoqëri, në lëmin e shëndetësisë, arsimit, kulturës, mirëqenies sociale etj për qytetin e Pejës.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte binjakëzimi në mes të ty vendeve, Pejës me Italinë, përkatësisht binjakëzimi i klubit “Soroptimist Peja” me klubin “Cividale del friuli” të Italisë, i cili është një qytet i vjetër dhe historik dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Marrëveshja për bashkëpunim në mes të dy vendeve filloj me himnin e Italisë dhe Kosovës, ndërsa nënshkrimi u firmos nga kryetarja e klubit “Soroptimist Peja”, Makfirjete Limoni dhe kryetarja e klubit të “Cividale del friuli”, Luisella Bellinaso, e cila njëherësh kishte firmos certifikimin e themelimit në vitin e kaluar.

3

Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua në prezencën e 18 anëtarëve të shoqatës “Soroptimist Peja”, anëtarëve të klubit “Cividale del friuli”, kryetares se Unionit Evropian të Italisë, Leila Pico,komisioneres së projekteve të klubeve të Italisë, Maria Luisa Frosio, zyrtares së lartë të komunës, Klubit të Sllovenisë-Lubljana, Austrisë -Hermagor, mysafirë zyrtarë të Cividale Del Friuli,Udine,Trieste dhe mediat italiane.

Gjithashtu anëtaret e klubit SI Peja morën pjesë në Gala mbrëmjen e organizuar për 65 vjetorin e themelimit të Klubit Soroptimist Trieste, ku ishin prezent disa klube nga Italia.

Gjatë kësaj vizite anëtaret e klubit SI Peja patën mundësinë të vizitojnë shumë momente të ndryshme kulturore-historike, si Cividale del friuli , qytetin e lashtë romak Akuila, Mc,Arthur, vizitë vendit Udine, San Marko, etj.

4

Nga Klubi “Soroptimist Peja” u ndanë edhe tri mirënjohje për Luisella Bellinaso, Maria Elizabeta de Franciscis dhe Giancarla Portieri, të cilat kontribuuan rreth binjakëzimit, ndërkohë pritet që anëtaret e Klubit “Cividale del friuli” të vizitojnë qytetin e Pejës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori