LAJMI I FUNDIT:

Kllokoqi-Rugova zgjodhi bukuroshet për imazhin e “BKR” (Foto)

Kllokoqi-Rugova zgjodhi bukuroshet për imazhin e “BKR” (Foto)

Dite më parë kemi raportuar se kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova, ka hapur studion e saj të modës edhe në Aargau të Zvicrës.

Për dallim nga kreatoret tjera shqiptare, Blerina kishte organizuar një garë ndërmjet disa bukurosheve që jetojnë në Zvicër, ku fituesja do të ishte fytyrë e shtëpisë së saj të mirënjohur të modës “BKR”.

Pas disa ditë gare, Kllokoqi-Rugova ka mësuar emrin e fitueses që do të bëj “foto-shooting” të koleksionit të veshjeve të pranverës, transmeton Telegrafi.


Në fakt, Florentina Turkaj si e para dhe pasuesja e saj, Gentiana Frrokaj, u përzgjodhën që të jenë bukuroshet e shtëpisë së modës, “BKR”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreatorja Blerina, përmes llogarisë personale në Facebook.

“Modelet e reja për “foto-shoting” e pranverës janë, Florentina Turkaj
dhe Gentiana Frrokaj. Ne ju urojmë dy bukurosheve tona të reja për fitoren dhe gëzohem për një bashkëpunim të mirë. Kandidatët tjera ju falënderohem përzemërsisht për pjesëmarrjen e juaj. Ekipi BKR”, (sic) ka shkruar Blerina Kllokoqi-Rugova në Facebook.

Kujtojmë se për të qenë fituese e kësaj gare, fotografia e bukurosheve është dashtë të kenë sa më shumë pëlqime (Like), ndërsa fotot u votuan për shtatë ditë radhazi në faqen zyrtare të shtëpisë së modës “BKR”. /Telegrafi/

Florentina Turkaj

Florentia Turkaj 1

Florentia Turkaj 2

Gentiana Frrokaj

Gentiana Frrokaj 1

Gentiana Frrokaj 3