LAJMI I FUNDIT:

Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me Gastroskopin e dytë

Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me Gastroskopin e dytë

Klinika e Gastroenterologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me Gastroskop të ri, që pritet ta reduktojë në masë të madhe listën e pritjes.

Ky është gastroskopi i dytë, me të cilin për një kohë të shkurtër është pajisur kjo klinikë.

Gastroskopi është një aparaturë që ekzaminon dhe trajton problemet te organet e brendshme, si ezofagu, lukthi dhe zorra dymbëdhjetë gishtore.


Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, dr. Zaim Gashi, është shprehur i kënaqur me ardhjen e pajisjes së re, derisa ka thënë që lista e pritjes për shërbimin e Gastroskopisë pritet të zvogëlohet dukshëm pas ardhjes së saj.

“Është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë, për shkak se patën filluar edhe listat e pritjes të zgjaten, mirëpo menjëherë është hetuar që kemi zvogëlim të kohës së pritjes. Domethënë, lista e pritjes nuk është qysh ka qenë më herët, por dukshëm ka filluar të bie”, thotë Gashi.

Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë hartuar politika konkrete këtë vit për investime në pajisje, në përputhje me nevojat e klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, me synim të përmirësimit të kushteve rreth ofrimit të shërbimeve për pacientin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Politikë
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Kalo në kategori