LAJMI I FUNDIT:

Kjo nuk është shaka: Lojtarëve të Barcelonës u ndalohet të bëjnë dush në stadium pas ndeshjeve dhe pas stërvitjeve

Kjo nuk është shaka: Lojtarëve të Barcelonës u ndalohet të bëjnë dush në stadium pas ndeshjeve dhe pas stërvitjeve

Autoritetet katalunase i kanë ndaluar lojtarët e Barcelonës të bëjnë dush në stadium pas ndeshjeve dhe stërvitjeve, të gjitha me qëllim të kursimit të ujit pas një periudhe historike thatësire në Kataluni.

Këtë sezon, Barcelona i luan ndeshjet e saj në shtëpi në Stadiumin Olimpik, ose Montjuic, siç quhej dikur. Camp Nou aktualisht është duke u rinovuar dhe klubi katalanas është i detyruar të zëvendësojë stadiumin e tij vendas për një kohë.

Megjithatë, në periudhën e kaluar, Katalunia ishte e ekspozuar ndaj një thatësire afatgjatë që filloi vitin e kaluar. Sasia e reshjeve nga shtatori 2022 deri më sot është 17 për qind më e ulët se mesatarja.


Kjo bëri që qeveria katalunase të ndërmerrte një sërë hapash drastikë për të adresuar situatën. Faturat e ujit u rritën në qiell dhe konsumi i lejuar i ujit ra nga 230 në 210 litra në ditë.

Paralajmërimi erdhi edhe për lojtarët e Barcelonës. Autoritetet katalunase kanë urdhëruar skuadrën e Xavi Hernandezit që të mos bëjë dush në stadium dhe qendra stërvitore për shkak të nevojës për të kursyer ujin.

Ministri për Veprimin për Klimën, Ushqimin dhe Agjendën Rurale, David Mascort paralajmëroi Barcelonën se nëse vazhdojnë të përdorin ujin në stadium, do të duhet ta kompensojnë atë.

“Ajo që Barcelona duhet të bëjë është të kompensojë ujin që përdor nëse duan të vazhdojnë të bëjnë dush dhe të përdorin të gjitha pajisjet që konsumojnë shumë ujë. Qoftë në Montjuic ose në qendrat stërvitore”, ka thënë Mascort. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori