LAJMI I FUNDIT:

Kishte vendosur një iPhone në sandale, që t’i filmonte femrat ndërmjet këmbëve!

Kishte vendosur një iPhone në sandale, që t’i filmonte femrat ndërmjet këmbëve!

Kjo formë e “vëzhgimit” është shumë e përhapur në disa vende aziatike, ndërkaq në Tajvan, tanimë është e ndaluar shitja e kamerave për këpucë.

Por 26-vjeçari Wu Qin-Fung u përpoq të bënte versionin e tij të kamerës për këpucë, por për fatin e tij të keq, nuk i kishte shkuar shumë për dore, transmeton Telegrafi.

Duke futur një iPhone në këpucë, ai kishte shkuar në një qendër të madhe tregtare. Ai ishte raportuar nga një grua e cila e kishte vërejtur se ai po i rrinte shumë afër dhe kishte të vendosur një Iphone në sandalet e tij.


Në deklaratën e policisë thuhet: Gruaja kishte bërtitur se ai e kishte afruar këmbën e tij ndërmjet këmbëve të saj, duke vërejtur se ai kishte vendosur një iPhone në sandalet e tij. Njerëzit tjerë e kishin kapur dhe e kishin thirrur policinë, e cila e kishte arrestuar. /Telegrafi/