LAJMI I FUNDIT:

Kishte vendosur bombë në metron e New Yorkut, 31-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm

Kishte vendosur bombë në metron e New Yorkut, 31-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm

Emigranti nga Bangladeshi, i cili vendosi një bombë që shpërtheu pjesërisht në stacionin më të frekuentuar të metrosë në New York në vitin 2017 është dënuar të enjten me burgim të përjetshëm plus 30 vjet.

Akayed Ullah, pajisja e të cilit synonte tunelin për këmbësorë midis Times Square dhe ndalesave të Autoritetit Portual në Manhattan, iu lexua dënimi nga gjykatësi federal, Richard Sullivan.

“Një dënim i përjetshëm është i përshtatshëm”, tha Sullivan. “Ishte një krim me të vërtetë barbar dhe i urryer”, shtoi ai, raporton foxnews.


Ullah kërkoi falje para se të dëgjonte dënimin. “I nderuar, ajo që bëra, ishte e gabuar”, tha ai. “Unë mund t’ju them nga zemra, më vjen shumë keq…Unë nuk mbështes dëmtimin e njerëzve të pafajshëm”, shtoi 31-vjeçari

Prokurorët në fillim të këtij muaji kishin argumentuar që Ullah duhet të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave për sulmin terrorist “të paramenduar dhe të egër” të 11 dhjetorit të vitit 2017 të kryer në emër të grupit terrorist Shteti Islamik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Kalo në kategori