LAJMI I FUNDIT:

Kishin raportuar për vetëm 84 mijë raste, të dhënat e reja të zbuluara tregojnë se 640 mijë kinezë mund të jenë infektuar me COVID-19

Kishin raportuar për vetëm 84 mijë raste, të dhënat e reja të zbuluara tregojnë se 640 mijë kinezë mund të jenë infektuar me COVID-19

Kina mund të ketë qindra mijëra qytetarë tjerë që ishin prekur me coronavirus dhe që publikisht nuk i kishte pranuar se i ka, tregojnë të dhënat e fundit.

Zyrtarë të këtij vendi kishin raportuar për 84.029 raste me coronavirus që ishin përhapur pothuajse në tërë territorin e Kinës, por këto shifra të Pekinit që nga fillimi janë parë me skepticizëm, transmeton Telegrafi.

Tani të dhënat e zbuluara brenda Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Teknologjisë në qytetin Changsha, tregojnë se Kina mund të ketë pasur 640 mijë raste me COVID-19.


Këto informacione që kanë rrjedh nga baza e të dhënave, i ka parë Foreign Policy dhe 100 Reporters. Ata thonë se të dhënat tregojnë se 640 mijë persona janë infektuar nga më shumë se 230 qytete në mbarë Kinën.

Të dhënat që i kanë parë tregojnë edhe spitalet, qendrat , hotelet, marketet, stacionet e trenave, restorantet dhe shkollat ku janë raportuar këto raste.

E bazuar në të dhënat del se në Kinë ishin infektuar të paktën 640 mijë persona,a e jo siç ishte raportuar më herët dhe vazhdimisht kritikohej qeveria kineze nga perëndimi për mos transparencë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

Botë
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Azia
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika
Një aeroplan i ushtrisë amerikane rrëzohet në San Diego, katapultohen pilotët – kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin rrëqethës

Një aeroplan i ushtrisë amerikane rrëzohet në San Diego, katapultohen pilotët – kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin rrëqethës

Amerika
Kalo në kategori