LAJMI I FUNDIT:

Kinezja bëhet Jessica Alba

Kinezja bëhet Jessica Alba

Për t’iu kthyer ish të dashurit të saj, një kineze do t’i nënshtrohet një mori operacioneve plastike. Ajo dëshiron t’i ngjajë aktores së Hollywoodit, Jessica Alba, një nga femrat më të bukura në botë.

Siç shkruan Shanghai Daily, 21-vjeçarja me emrin Xiaoqing, tashmë ka gjetur ekspertin e kirurgjisë plastike, i cili do ta shndërrojë atë në Jessica Alba, dhe atë falas.

“Jam e vendosur të bëjë një gjë të tillë”, ka thënë ajo. “Nuk e bëj këtë vetëm për shkak të ish të dashurit tim, por edhe për shkak të vetvetes. Jam një person i dobët në aspektin psikologjik dhe dua të bëjë diçka që do të më ndihmoj të kem personalitet më të fortë”, ka thënë ajo.

Kirurgu Liu Qi thotë se Xiaoqing ka nevojë për një sërë intervenimesh kirurgjike për të arritur pamjen e Albas.


Ajo ka thënë se ish i dashuri i saj është i obsesinuar pas Jessica Albas, dhe e kishte detyruar atë shumëvherë të vishej dhe të grimohej si aktorja hollywoodiane, andaj Xiaoqing ka vendosur që të konvertohet në pamjen e saj. /Telegrafi/