LAJMI I FUNDIT:

Kinezi thotë se ka fjetur me një jashtëtokësore

Kinezi thotë se ka fjetur me një jashtëtokësore

Bujku kinez Meng Zhaoguo nga Heilongiangu thotë se ka fjetur me një jashtëtokësore të gjatë tri metra dhe pret të sheh rezultatin e natës së tij, pasiononte pas 60 vitesh.

Jashtëtokësorja kishte nga 12 gishta në secilën dorë dhe kishte këmbët me qime. Seksi me të zgjati rreth 40 minuta dhe atë në gjendje të papeshë.

Të paktën ky është rrëfimi që bujku kinez, Meng Zhaoguo, e rrëfeu para detektorit të gënjeshtrave dhe u dëshmua se ai po fliste të vërtetën. Zhaoguo po ashtu tha se ka takuar edhe jashtëtokësorë tjerë të cilët me anë të kristaleve të tyre e paralajmëruan se Toka është në gjendje kritike dhe ruajtja e ambientit është prioritet.

Kontaktin e parë me jashtëtokësorët i vendosi para 16 vitesh kur pa diçka të metaltë duke rënë nga qielli në mal dhe shkoi për të parë se çfarë ishte. Nuk i kujtohet se çfarë i ka ndodhur, por pasi iu kthyen ndjenjat, kishte problem në komunikim me njerëzit dhe u bë alergjik ndaj hekurit.


Edhe pse interesi i kinezëve për UFO-t është rritur, shumica e njerëzve, përfshirë edhe njerëzit të cilët besojnë në jashtëtokësorët, nuk i besojnë rrëfimit të Zhaoguos. /Telegrafi/