LAJMI I FUNDIT:

Kinezi s’i ka prerë thonjtë për 13 vjet

Kinezi s’i ka prerë thonjtë për 13 vjet

Kinezi Wen Jian për 13 vjet nuk i ka prerë thonjtë në dorën e majtë, pasi beson se vetëm thonjtë e gjatë mund ta ndihmojnë ta kontrollojë temperamentin e tij. Ai tha se më herët gjithmonë e ka zënë sherri dhe është rrahur shpesh me bashkëmoshatarët, por tash nuk e ka më këtë probleme.

“Kur kam qenë më i ri kam pasur një temperament të keq. Kam qenë shumë agresiv dhe shpesh kam rënë në telashe. Pastaj vendosa t’i rris thonjtë sepse kur i kam thonjtë e mëdhenj duhet të mendoj mirë se a duhet ta godas dikë ose jo”, tha Jian nga qyteti Changle në provincën Gujian.

Sot, Jianin e njohin të gjithë për thonjtë e tij të gjatë, ndërsa rrahjet nga fëmijëria s’i mban mend askush. Thoni i tij më i gjatë arrin gjatësinë 35 cm, ndërsa Kinezi vendosi të hapë edhe një dyqan për veshjet e fëmijëve të cilin e quajti “Thonjtë e gjata”.

Me gjithë anët pozitive të thonjve të gjatë dhe pasi ka arritur ta kontrollojë temperamentin e tij, Jian çdo natë kur bie në gjumë dorën e majtë duhet ta fusë në një kuti këpucësh të cilën e mban nën krevat për t’i mos i thyer thonjtë. /Telegrafi/