LAJMI I FUNDIT:

Kinezi se lëshon truallin, mbrohet me raketa

Kinezi se lëshon truallin, mbrohet me raketa

Yang Youde, pronar i një copë toke në paralagjen Wuhan të Kinës, refuzoi dy përpjekje për ta dëbuar nga prona e tij, duke u mbrojtur me raketa të prodhuara nga vetë ai.

Ai ka ngulur këmbë se nuk do të largohet nga trualli i tij pa ia siguruar shumën e parave që ka kërkuar për tokën.

Deri më tash Yang ka arritur t’i frikësojë uzurpuesit me lansimin e raketave të improvizuara mbi kokat e njerëzve të cilët vinin për ta dëbuar, pasi qëllimi i tij është të mos e lëndojë askënd.

Armët e tij eksplozive i ka punuar nga materiali të cilin e shesin në tregun lokal për fishekzjarrë, ndërsa rrezja e veprimit të tyre është rreth 100 metra.


Sikur në ndonjë film luftarak, Yang Youde ka ndërtuar një kullë të vogël nga e cila lason raketat, dhe se deri më tash ka pasur sukses dëshmon fakti se në maj ka zmbrapsur rreth 100 njerëz, derisa në tokat e fqinjëve kanë filluar të ndërtohen shtëpitë e para. /Telegrafi/