LAJMI I FUNDIT:

Kinezët kujtojnë në njëvjetorin e vdekjes, mjekun që i pari paralajmëroi botën për rrezikun e COVID-19

Kinezët kujtojnë në njëvjetorin e vdekjes, mjekun që i pari paralajmëroi botën për rrezikun e COVID-19

Një vit pas vdekjes së Li Wenliang i cili humbi betejën nga COVID-19, banorët e qytetit kinez Wuhan thonë se akoma i janë falënderues mjekut “alarmuesit” që i pari paralajmëroi për shpërthimin e epidemisë së coronavirusit, para se edhe zyrtarisht të flitej për të, shkruan Reuters.

Li Wenliang, 34-vjeç, oftalmolog në spitalin e qytetit kinez, është bërë një prej figurave më të përfolura në ditët e para të shpërthimit të epidemisë në Wuhan, kur tentoi të paralajmërojë për ardhjen e një virusi të panjohur, por ishte policia ajo që e kërcënoi për “përhapje të panikut dhe thashethemeve”, kurse vdekja e tij erdhi si pasojë e COVID-19 dhe pikëlloi kolegët dhe banorët e këtij qyteti, që Lin edhe sot e konsiderojnë hero, transmeton Telegrafi.

“I pari na ka folur për virusin. Sigurisht e ka ditur që pasojat do të jenë të mëdha, por megjithatë ai ndezi alarmin. Ishte diçka e guximshme nga ana e tij”, ka thënë për Reuters Li Pan, 24-vjeç, pronar i një lokali në Wuhan.


Edhe qytetarë tjerë të Wuhanit me të cilët Reuters ka biseduar, kanë konfirmuar se i janë falënderues paralajmërimeve të Lisë edhe para se zyrtarët të diskutonin haptazi për virusin, ai ka ndërmarrë masat e duhura që ia kanë shpëtuar jetën njerëzve dhe kjo vepër e tij duhet të nderohet edhe nga zyrtarët e vendit që tentuan ta heshtin.

E ajo çfarë është për t’u habitur është se presidenti kinez Xi Jinping në shtator ka folur për heronjtë në luftën kundër coronavirusit, duke mos e përmendur fare kontributin e Li Wengliang, kurse prejardhjen e virusit që aktualisht po e hulumton ekipi i ekspertëve të OBSH-së në Wuhan, sipas Jinping është politizuar shumë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori