LAJMI I FUNDIT:

Kinës i bie prodhimi

Kinës i bie prodhimi

Aktiviteti prodhues i Kinës – ekonomisë së dytë më të madhe në botë – është tkurrur në muajin gusht me ritmin e tij më të shpejtë në më shumë se gjashtë vjet. Indeksi i blerjes së prodhimeve Caixin/Markit ka rënë në 47.1, nga 47.8 sa ka qenë në muajin korrik.

Shifra nën 50 tregon tkurrje në sektor dhe mbi 50 do të thotë rritje. Pasi kërkesat e brendshme dhe të eksportit janë zvogëluar, të dhënat e sotme ka gjasa të rrisin shqetësimet globale se ekonomia e Kinës është duke shkuar drejt një ngadalësimi të vazhdueshëm.

Leximi i së premtes është më i ulëti qysh në mars të vitit 2009, kur ka qenë kulmi i krizës financiare globale.


Autoritetet kineze e kanë zhvlerësuar vetë monedhën e tyre më 11 gusht, për gati 2 përqind, që është niveli më i ulët në dy dekada.

Pekini ka thënë se zhvlerësimi i juanit ka për qëllim që ta bëjë kursin e këmbimit më të orientuar drejt tregut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori