LAJMI I FUNDIT:

Kina ule vlerën e juanin, bursat bien me të madhe

Kina ule vlerën e juanin, bursat bien me të madhe

Kina sot e ka devalvuar juanin, duke shkaktuar lëkundje të monedhave dhe rënie të tregjeve, derisa investitorët kanë shqetësime se gjiganti nga Azia ka lansuar luftë tregtare. Puna e tregjeve të aksioneve në Kinë është suspenduar për të dytën herë këtë javë, pas rënies më tepër se 7%, për më pak se gjysmë ore pas hapjes së bursave.

Banka Popullore e Kinës përsëri i ka befasuar tregjet duke e ulur vlerën e monedhës në 6.5646 juan për një dollar, që është niveli më i ulët prej marsit të vitit 2011.

Kjo është rënia më e madhe ditore prej muajit gusht, kur devalvimi prej 2% i juanit, po ashtu, kishte shkaktuar trazirë globale monetare dhe në tregjet e aksioneve.


Ndikimi ishte i menjëhershëm derisa monedhat në rajon kanë hyrë në një paqartësi. Dollari australian ka shënuar rënie të vogël ndaj dollarit amerikan.

Zhvlerësimi i qëndrueshëm i juanit paraqet presion në vendet e tjera të Azisë për ta devalvuar monedhën e tyre, në mënyrë që të mbeten konkurruese me makinerinë masive eksportuese të Kinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori