LAJMI I FUNDIT:

Kina në mbështetje të Serbisë, kundërshton ndryshimin e formatit të seancave për Kosovën

Kina në mbështetje të Serbisë, kundërshton ndryshimin e formatit të seancave për Kosovën

Zëvendësambasadori kinez pranë OKB-së, Vu Haitao, ka thënë në mbledhjen e KS të OKB se vendi i tij mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Ai tha se Kina i kundërvihet mandatit të seancave për UNMIK-un ose ndërrimin e formatit, në të cilin Këshilli i Sigurimit njoftohet me zhvillimin e situatës në Kosovë.

Ndërsa, përfaqësuesja e Francës në OKB  ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo deklaratë që çon në tensionime, duke  kërkuar përkushtim më të madh të Serbisë dhe Kosovës në procesin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, transmeton KP.


Ajo gjatë fjalës në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit për Kosovën tha se strategjia për Ballkanin Perëndimor e votuar më 16 shkurt nga BE-ja, tregon përkushtimin evropian për perspektivën evropiane të këtij rajoni.

Diplomatja franceze ka kërkuar angazhim më të madh në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa ka përshëndetur ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne kemi qenë gjithmonë krah për krah me Kosovën. Ne ftojmë autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me zhvillimin e vendit dhe ftojmë subjektet politike të krijojnë konsensus për çështje të vendit”, është shprehur ajo.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori