LAJMI I FUNDIT:

Kievi thotë se të paktën 380 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

Kievi thotë se të paktën 380 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, të paktën 380 fëmijë janë vrarë, njoftoi të shtunën Zyra e Prokurorit Publik të Ukrainës.

Në të njëjtën periudhë, të paktën 737 fëmijë të tjerë u plagosën, raporton skynews.

Prokuroria e Shtetit theksoi se këto janë shifra preliminare sepse është e vështirë të mblidhen të dhëna nga zonat nën pushtimin rus dhe ato ku aktualisht po zhvillohen luftime.


Me drona Bayraktar, Ukraina për tri ditë shkatërroi pajisje dhe tanke ruse në vlerë të 26 milionë eurove
Lexo po ashtu Me drona Bayraktar, Ukraina për tri ditë shkatërroi pajisje dhe tanke ruse në vlerë të 26 milionë eurove

Provinca Donetsk në Ukrainën lindore ka numrin më të madh të fëmijëve të lënduar, 388 prej tyre, i ndjekur nga Kharkiv me 204.

Deri më tani dëme materiale kanë pësuar gjithsej 2328 institucione arsimore, prej të cilave 289 janë shkatërruar plotësisht. Autoritetet fajësojnë për krimet Rusinë.

Viktimat njerëzore dhe dëmet materiale ndodhën pas sulmit rus në Ukrainë më shumë se gjashtë muaj më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori