LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i interesohet për gjendjen në Ujësjellësin “Prishtina”

KFOR-i interesohet për gjendjen në Ujësjellësin “Prishtina”

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, gjatë ditës së sotme u vizitua nga përfaqësues të KFOR-it, të cilët u njoftuan me furnizimin me ujë të pijshëm në tetë komunat e menaxhuara nga kjo kompani, nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, problemet në rrjetin primar, sekondar dhe terciar të ujësjellësit dhe rehabilitimin e tyre.

Duke e parë në vazhdimësi interesimin dhe përkushtimin e madh të KFOR-it në Republikën e Kosovës, për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi në forma të ndryshme, kryeshefi ekzekutiv Gjelosh Vataj shprehu falënderim të veçantë për ta, që përmes realizimit të kampanjave të ndryshme publike në media të shkruara dhe elektronike të vendit, lidhur me zhvillimet dhe veprimtarinë e kësaj kompanie, po e ndihmojnë sektorin e ujit në përgjithësi, me ç’rast u ndau edhe mirënjohje.

Sipas një njoftimi të Ujësjellësit, gjatë kësaj vizitë ata u njoftuan më për së afërmi edhe me të gjitha aktivitetet e kompanisë, duke u nisur nga furnizimi me ujë të pijshëm në tetë komunat e menaxhuara nga kjo kompani, nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, problemet në rrjetin primar, sekondar dhe terciar të ujësjellësit dhe rehabilitimin e tyre, donacionet dhe kreditë (financimi i projekteve të ujësjellësit), shkalla e arkëtimit, faza e II-të dhe e III-të e investimeve me theks të veçantë ecurinë e punimeve në fabrikën e përpunimit të ujit në “Shkabaj”.


Kryeshefi Vataj u zotua se kjo kompani është në proces të përmbushjes së obligimeve ndaj konsumatorëve, përmes realizimit të të gjitha investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit.

Ata shprehën vullnetin e mirë dhe përkrahje edhe në të ardhmen, për të gjithë qytetarët e vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori