LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i i gatshëm ta ndihmojë Kosovën për masat parandaluese të coronavirusit

KFOR-i i gatshëm ta ndihmojë Kosovën për masat parandaluese të coronavirusit

Gjatë ditës së sotme Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administruarës Publike, Agim Veliu, ka zhvilluar bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it në Kosovë  Gjenarl Major Michele Risi, ku diskutuan për gjendjen e krijuar në vend pas konfirmimeve të rasteve të para të prekura me koronavirus.

Sipas njoftimi të MPBAP-së, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, ka njoftuar ministrin, që KFOR-i, ka ndërmarr të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së këtij virusit, tek ushtarët dhe personeli dhe se me kujdes po e përcjellin situatën.

Veliu e falënderoi komandantin e KFOR-it për masat që i ka ndërmarr duke respektuar vendimet e institucioneve të Kosovës për masat parandaluese të COVID 19.


Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që institucionet e sigurisë së Kosovës do t’i bashkërendojnë aktivitetet me trupat e KFOR-it në Kosovë për të menaxhuar situatën e krijuar.

Komandanti i KFOR-it, gjithashtu shprehu gatishmërinë që trupat e KFOR-it janë në dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës.

Sipas MPBAP-së, Veliu dhe Komandanti i KFOR-it u pajtuan që të mbajnë kontakte të vazhdueshme dhe të bashkëpunojnë ngushtë ditët në vijim në mënyrë që të koordinojnë përpjekjet për të menaxhuar situatën dhe ndihmuar institucionet e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori