Lëvizja Vetëvendosje dega në Shqipëri, përmes një aksioni sot ka kundërshtuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një njoftimi për media, LVV ka theksuar se ushtria dhe paramilitarët serbë kanë vrarë e masakruar me mijëra civilë, nuk kanë kthyer mbi 1600 persona që mbeten të pagjetur, kanë dhunuar 20 mijë gra e vajza, kanë shkatërruar mbi 100 mijë shtëpi, kanë vjedhur artefaktet kulturore e fondin pensional, kanë shkatërruar mbi 50% të traktorëve dhe të bagëtisë në Kosovë, dukë bërë që Serbia t’i ketë borxh kombit shqiptar mbi 20 miliardë euro si dëmshpërblime lufte.
Njoftimi i plotë:
Vuçiç, një kriminel lufte vjen të pozojë si bamirës
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka mbajtur sot një konferencë për shtyp përpara hyrjes së hotel “Rogner”, ku ka vendosur një baner me mbishkrimin: “Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”. Ky mesazh i referohet vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ditën e premte në Tiranë, në kuadër të takimit të të ashtuquajturit “shengen ballkanik”. Kryetari i Bordit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqiëpëri, Enis Sulstarova, tha para mediave se qeveria në Shqipëri po përpiqet që një kriminel lufte si Aleksandar Vuçiç ta paraqesë si bamirës të të prekurve nga tërmeti i nëntorit, duke tentuar t’ia shplajë figurën Vuçiçit.
Mirëpo, shqiptarët e dinë se presidenti i Serbisë ka qenë Ministër i Informacionit gjatë kohës kur regjimi i Milosheviçit ka kryer masakra të shumta në Kosovë. Ushtria dhe paramilitarët serbë kanë vrarë e masakruar me mijëra civilë, nuk kanë kthyer mbi 1600 persona që mbeten të pagjetur, kanë dhunuar 20 mijë gra e vajza, kanë shkatërruar mbi 100 mijë shtëpi, kanë vjedhur artefaktet kulturore e fondin pensional, kanë shkatërruar mbi 50% të traktorëve dhe të bagëtisë në Kosovë, dukë bërë që Serbia t’i ketë borxh kombit shqiptar mbi 20 miliardë euro si dëmshpërblime lufte. Qeveria Vuçiç vazhdon ta luftojë pavarësinë e Kosovës dhe punon pa u ndalur kundër interesave të kombit shqiptar. Sot që Kosova njëzëri refuzon të marrë pjesë në një takim ku ministri i Milosheviçit paraqitet si bamirës, interesi kombëtar na thotë se të njëjtin qëndim duhet të mbante edhe qeveria e Shqipërisë.
Sulstarova njoftoi se këtë të premte në orën 17:00, në lulishten “Qemal Stafa”, përballë hotel “Rogner”, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të zhvillojë një aksion simbolik paqësor për të shprehur kundërshtimin ndaj vizitës së Aleksandër Vuçiç dhe “mini-shengenit ballkanik”. Vuçiç nuk mund ta shmangë drejtësinë duke dhënë lëmoshë. Ai mbetet persona non grata për shqiptarët. Ftojmë qytetarët të na bashkohen këtë të premte për të shprehur njëzëri kundërshtimin tonë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos