LAJMI I FUNDIT:

Këto janë rrengjet më të mira për 2010!

Këto janë rrengjet më të mira për 2010!

Ekipi i faqes së internetit “break.com” vendosi të krijojë një kompilim me rrengjet më të mira, mahitë e pakripë dhe budallallëqet për vitin 2010

Të gjitha këto janë bërë bashkë në një CD të cilën mund ta shohim pa bërë shumë klikime dhe të kënaqemi me to.
Edhe pse këto rrengje janë një formë specifike e humorit të cilat nuk i përshtaten të gjithëve, sidomos protagonistëve të cilët janë në qendër të vëmendjes, ka edhe prej atyre që edhe kënaqen me këto budallallëqe.

Ndër rrengjet më të mira është edhe ai i prerjes së bikinit të “bukuroshes së fjetur” në plazh, ndryshimi i passwordit për një lojtar fanatik të lojës kompjuterike World of Warcraft dhe disa lloje goditjesh dhe traumash.

Pa marrë parasysh se a ju pëlqen kjo formë e ndërveprimit njerëzor ose jo, do të ju befasojë videoja e cila fitoi vendin e parë në këtë listë “prestigjioze”.


Se a do të kënaqeni ose zemëroheni, nuk e dimë, por e dimë se gjithsesi duhet ta shikoni kompilimin e rrengjeve më të mira për vitin 2010./Telegrafi/