LAJMI I FUNDIT:

Këta janë artistët fantastik që performojnë në Përralla 2017

Këta janë artistët fantastik që performojnë në Përralla 2017

Për herë të parë në Kosovë vjen një festival i përmasave të mëdha. Përralla 2017 që mbahet në Lugun e Dragoit në Gjakovë do te ketë rreth 40 orë muzikë elektronike të të gjitha zhanreve: techno, tech-house, house, minimal, groovy, funky, etj.

Përralla do të ketë 2 skena të mëdha ku do të performojnë gjithsej 20 DJ vendorë dhe ndërkombëtarë. Listës i prijnë artistët me nam botëror si Charlotte de Witte, Stephan Hinz, dhe Warte:mal, duke vazhduar me artistsët e labelit Duyaka: Quitim, Jehonë, SoulMate dhe Fabre dhe shumë të tjerë. Pa mëdyshje ky është lineupi më i kompletuar dhe më bombastike që është parë ndonjëherë në Kosovë.

Charlotte de Witte


Një nga techno-artistet femra më të kërkuara në botë. Ajo performon si në festivale të mëdha të muzikes, poashtu edhe në klubet underground. Është vetëm 24 vjecare dhe tashmë ka performuar në Amerikë, Kanada, Azi, dhe këtë verë do të niset për tour në Australi, Zelandë të Re, Amerikën qëndrore dhe në Amerikën e Jugut.

Muzika e saj shpërfaq ritme të pakompromis dhe agresive të technos, duke e bërë të parezistueshme lëvizjen.

Është rezidente në klubin FUSE – Bruksel (klubi më me nam në Belgjikë), që në njëfarë mënyre është institucion i technos.

Stephan Hinz

Vjen nga Berlini dhe pas eksplodimit në skenën e muzikës techno me track-un ‘Doch’ së bashku me Pan Pot, karriera e Hinz ka qenë në rritje stratosferike.
Stephan Hinz është mjeshtër i performancave live dhe një profesionist i jashtëzakonshem në kontrollet e miksimit. Një njohës orkestrimi i kalibrit më të lartë. Setet e tij live dhurojnë materiale origjinale dhe eksplozive që i bën vizitorët e djersitur të klubeve të pyesin veten se cfarë dreqin ndodhi.Performancat e tij të mrekullueshme i kanë dhënë mundësi që të performojë në evente me nam të madh si Awakenings, London Warehouse Events (LWE), LEAF – London dhe HYTE, si dhe performanca në klube prominente si  Gashouder (Ams), Amnesia (Ibiza), Kristal Glam (RO), Watergate (Berlin) dhe Baum (Colombia).
Stephan Hinz është edhe një producent i suksesshem i cili ka edhe një radio show të vetin që quhet ‘DASDING Plattenleger’. Ai poashtu kompozon muzikë për film dhe television. Filmi i tij ‘2close2u’ u shfaq si premierë në Canada Independent Film Festival në shkurt të këtij viti.

Warte:mal ose Valdemar Silverstein Markussen vjen nga Danimarka dhe është i bazuar në kryeqetetin e muzikës elektronike në Berlin. Ai është njëri prej anëtarëve të labelit Rebellion der traumer (Rebelimi i ëndërrimtarit) dhe muzika e tij mund të përshkruhet si Deep Root Habibi House. Warte:mal performon rregullisht në klubet e njohura të Berlinit si Kater Blau, Chalet, Sysiphos e Ritter Butzke dhe në festival të mëdha si Fusion (Gjermani) dhe Garbicz (Poloni). Tingujt e tij spiritual do t’iu inspirojnë që ta duani edhe më shumë njëri tjetrin dhe natyrën.

Duyaka është një label dhe agjenci muzikore me bazë në Cyrih të Zvicrrës që do të vijë për herë të parë në Kosovë. Quitim, Jehonë, Fabre dhe SoulMate janë të katër artistët që do të performojnë në të dy skenat përrallore në Lugun e Dragoit.

Artistët e tjerë që vlen të përmenden janë NiNo (Avni Leka) nga Berlini, Aamir dhe Lepaya nga Zvicrra, që të gjithë shqiptarë që vijnë të performojnë për herë të parë në Kosovë.

Telegrafi ndan 30 bileta për këtë ngjarje ku është partner zyrtar.

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori