“Na nxorën të ecnim sot në një oborr që është përafërsisht 4 metra me 6 metra”, shkroi së fundi gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, nga burgu në Kazan, ku po mbahet tash e një muaj.
“Vrapuam 40 xhiro, që unë mendoj se janë rreth 1000 metra. Pastaj pati ushtrime. Roja ishte mjaft i befasuar. Me sa duket, kjo ndodh rrallë”.
Përshkrimi i Kurmashevës për stërvitjen e saj në oborrin e të ngushtë të burgut ishte në kontrast të fortë me mesazhin që burri i saj, gazetari Pavel Butorin – i cili është kreu i Current Time, rrjeti në gjuhën ruse i udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, dhe i cili, si Kurmasheva, punon në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë – kishte postuar në X, i njohur më parë si Twitter, më 17 nëntor.
Today, U.S. citizen Alsu Kurmasheva, who has resided in the Czech Republic for 25 years, is marking ?? Struggle for Freedom and Democracy Day in a Russian jail. Instead of joining her family and friends on a traditional “freedom walk” reenacting the 1989 student march that… pic.twitter.com/VTxNFm6cS1
— Pavel Butorin (@PashaButorin) November 17, 2023
Butorin shkroi se Kurmasheva tradicionalisht shënon festën e Ditës së Përpjekjes për Liri dhe Demokraci në Republikën Çeke, duke “iu bashkuar familjes dhe miqve të saj në një ‘shëtitje lirie’ tradicionale, sikurse marshimi studentor i vitit 1989 që ndezi Revolucionin e Kadifenjtë” dhe ndihmoi në rrëzimin e regjimit represiv komunist në Çekosllovaki.
Kurmasheva, e cila ka dy nënshtetësi, të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara, ka punuar për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë për rreth 25 vjet. Ajo u largua nga Praga në mes të majit të këtij viti, pas një emergjence familjare në vendlindjen e saj, Tatarstan.
Ajo u arrestua më 18 tetor dhe u akuzua për dështim për t’u regjistruar si “agjente e huaj”, një emërtim ligjor që Rusia e ka përdorur që nga viti 2012 për t’i etiketuar dhe ndëshkuar kritikët e politikave të qeverisë. Gjithashtu, ky legjislacion është përdorur gjithnjë e më shumë për të heshtur shoqërinë civile dhe grupet mediatike në Rusi, që kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Një gjykatë urdhëroi që ajo të mbahet në paraburgim në Burgun SIZO-2 të Kazanit deri të paktën më 5 dhjetor, megjithëse në Rusi është zakon që periudha të tilla paraburgimi të zgjaten vazhdimisht.
This is SIZO No. 2, the detention facility where Alsu is being held in Kazan, Russia. For a month now, Alsu has been denied visits or phone calls with her family members. Her letters are subject to censorship; authorities redact anything negative about prison conditions. But I… pic.twitter.com/du6KfU3vHW
— Pavel Butorin (@PashaButorin) November 19, 2023
Ajo ka mundur të komunikojë me mesazhe me familjen, miqtë dhe mbështetësit, megjithëse të gjitha mesazhet i nënshtrohen censurës.
“Zgjohemi çdo ditë në orën 6 të mëngjesit”, ka shkruar ajo. “Por, dritat rrinë të ndezura në qeli gjatë gjithë natës. Për mëngjes ka qull tërshëre dhe çaj të zi të ëmbël. Pas kësaj, e pastrojmë qelinë, dyshemetë, muret. Në kohën e drekës na lejohet të dalim jashtë për një orë”.
“Bibliotekë ka, por është e mbyllur”, ka shkruar Kurmasheva. “Në qeli janë rreth 10 libra, kryesisht tregime që lidhen me detektivët dhe libra për krishterimin, si dhe disa për psikologjinë dhe vetëpranimin”.
“I rilexoj letrat e tuaja disa herë në ditë”, i tha ajo një prej korrespondencave të saj. “I kam lexuar tashmë dy libra që ishin në qeli. Kam kërkuar edhe disa, por nuk e di sa kohë do të zgjasë derisa t’i sjellin”.
Dy herë në javë, të paraburgosurit lejohen të bëjnë dush. Kurmasheva tha se asaj iu lejua të përdorte dushin për herë të parë 10 ditë pas ndalimit të saj.
Qelia e saj, ku qëndrojnë katër të burgosur, është e ftohtë, shkroi ajo në disa mesazhe të saj.
Kurmasheva shtoi se po studion armenishten dhe gjuhën dargva të Kaukazit të Veriut për të kaluar kohën. Përveç kësaj, ajo po mëson nga një tjetër i burgosur që të flasë tatarisht.
“Kështu kalojnë ditët e mia”, ka shkruar ajo.
Kurmasheva është një nga katër gazetarët e Radios Evropa e Lirë – Andrey Kuznechyk, Ihar Losik dhe Vladyslav Yesypenko janë tre të tjerët – që aktualisht janë të burgosur për akuza që lidhen me punën e tyre.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe Radio Evropa e Lirë kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e të katër gazetarëve, duke thënë se ata janë arrestuar padrejtësisht.
Losik është një bloger dhe kontribuues për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, i cili u dënua në dhjetor të vitit 2021 për disa akuza, përfshirë “organizimin dhe përgatitjen e veprimeve që cenojnë rëndë rendin publik”. Ai u dënua me 15 vjet burgim.
Kuznechyk, një redaktor në internet për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, u dënua në qershor të vitit 2022 me gjashtë vjet burgim pas një gjyqi që zgjati jo më shumë se disa orë. Ai u dënua për “krijim ose pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”.
Yesypenko, me shtetësi të dyfishtë, ukrainase dhe ruse, kontribues në Realitetet e Krimesë – media rajonale e Shërbimit Ukrainas të REL-it – u dënua në shkurt të vitit 2022 me gjashtë vjet burgim nga një gjykatës rus në Krimenë e pushtuar, pas një gjyqi me dyer të mbyllura. Ai u dënua për “posedim dhe transport të lëndëve plasëse”, një akuzë që ai e mohon me vendosmëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'
Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët
SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?