Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik i ka kërkuar Qeverisë së Kosovë të vendos akcizë në importin e produkteve të qumështit me yndyrë nga origjina bimore. Po ashtu, komisioni ka kërkuar që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të vendos një taksë fikse sezonale për prodhuesit e qumështit. Këto rekomandime nga disa deputet nuk janë pritur mirë dhe tani mbetet që në një nga seancat e radhës të debatohet dhe të miratohen rekomandimet e këtij komisioni.
Krejt kjo sipas kryetarit të komisionit për zhvillim ekonomik, Muhamet Mustafa po bëhet me qëllim të përmirësimit të kushteve të fermerëve që produkteve e qumështit të jenë sa më konkurruese në tregjet vendore.
“Rekomandohet që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të marrë masat e nevojshëm për një mbrojtje sezonale të qumështit dhe produktit të qumështit në periudhën 1 prill 31 korrik apo një 1 maj deri fundi i gushtit…Duke vendosur njëtaks fikse sezonale e cila do të siguronte një konkurrencë të barabarte mjedise industrisë së vendit dhe prodhimeve nga importi. Rekomandohet që qeveria e Kosovës , përkatësisht ministritë përkatëse për një kohë të vendosin një akcizë në importin e produkteve të qumështit me yndyrë nga origjina bimore”, tha Mustafa.
Po ashtu, ai ka lexuar një vragë rekomandimesh të tjera që kanë dal nga një analizë e ekspertëve. “Vlerësohet se ka rreth 2000 mini ferma që e shesin qumështin e tyre, rreth 36 qumështore të licencuara. Gjithashtu, vlerësohet se ky sektor ka rreth 20 mijë të punësuar, ndërsa në mënyrë indirekte punësimi vlerësohet edhe më i madh në disa vlerësime deri 40 mijë të punësuar prej përpunuesve dhe prodhuesve të qumështit”, tha Mustafa
Besim Beqaj, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik nuk është pajtuar me dy rekomandimet, atë për rritjen e akcizës dhe taksat sezonale. Ai tha se ka mundësi që parimisht taksa fikse gjithmonë është në kundërshtime të mirëqenies qytetarë.
“Çdo taksë e cila vihet duhet me pas parasysh cilat janë elementet e taksës. Pra, unë kujtoj që kjo çështje na duhet edhe një herë të trajtohet dhe unë do të jem i përmbajtur në votimin e këtij rekomandimi për shkak se konsideroj se kjo është një kërkesë e shoqatës por besoj që ka mekanizma tjerë të mjaftueshëm për ta rrit mbrojtjen e tyre këtu është edhe ligji për anti damping…Rekomandimi dy ku flitet për akcizë për produktet bimore duhet ta kemi parasysh që ne me ligjet të cilat janë aktuale duhet ta fuqizojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë inspektoratin i cili nuk do të lejon të keqpërdoren dhe ta monitoron në mënyrë të plotë por unë nuk jam në favor të vënies së akcizës”, tha Beqaj
Edhe anëtari tjeter i këtij komisioni nga LDK-ja Blerim Grainca, tha se sipas të dhënave nuk mund të ketë rendje të krerëve të lopëve dhe rritje të prodhimit të qumështit.
“Nëse u referohemi statistikave të dokumentacioneve që i kemi shqyrtuar gjatë kësaj kohe, kemi pasur 5 vite të fundit, kemi rënie të krerëve të lopëve për 190 mijë lopë edhe pse kemi subvencione. Kurse në të njëjtën kohë po themi se kemi rritej të prodhimit të qumështit. Nuk mund të kemi rënie të krerëve të njësive të lopëve që prodhojnë qumësht dhe të kemi rritje të qumështit në të njëjtën kohë. Diku statistikat janë ngatërruar”, tha Grainca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand