LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet pasardhësi i qenit më të shëmtuar në botë

Kërkohet pasardhësi i qenit më të shëmtuar në botë

Edhe pse nuk ka qenë i bukur, qenushi Miss Ellie ka prekur zemrat e shumë njerëzve pasi ngordhi dhe la kurorën të cilën e mbajti si qeni më i shëmtuar në botë.

Tash, kur po vajtohet për qenin më të shëmtuar, ka filluar gara për ta zëvendësuar atë. Garuesit vijnë nga të gjitha këndet e SHBA-ve, ndërsa cili është qeni më i shëmtuar në botë, do ta mësojmë të martën, kur gara do të mbahet në Kaliforni, në vendin ku ngordhi edhe Miss Ellie.

Kushdo që do të trashëgojë vendin e Miss Elliet, duhet t’i përmbushë disa kushte. Kriteret për zgjedhje janë qimet e shëmtuara, pa dhëmbë, dhe madhësia se deri ku i zgjatet gjuha anash.

Organizatorja e garës Vicki DeArmon deklaroi se ka shumë njerëz që kritikojnë këtë garë sepse mendojnë se në këtë mënyrë përqeshen qentë e shëmtuar.


“Kjo nuk është e vërtetë. Këta qenë pëlqehen shumë”, tha Vicki. /Telegrafi/