LAJMI I FUNDIT:

Kërceu me kajak në ujëvarën 40 metra

Kërceu me kajak në ujëvarën 40 metra

Legjenda e kajakut, Rafa Oritz ndërmori një aksion i cili tejkalon mendjen e shëndoshë duke u lëshuar nëpër ujëvarën Banania e Madhe në Meksikë e cila është e gjatë 40 metra. Fotografitë e pabesueshme i bëri fotografi Lucas Gilman.

Lucas dhe Rafa u lëshuan nëpër lumin e gjatë disa kilometra e cila gjendet nëpër xhunglën e rrezikshme dhe rajonin në të cilin mbretërojnë narko-kartelet për të arritur deri tek ujëvara e cila të lë pa frymë me pamjen e vet.

Rafa vendosi të lëshohet nëpër ujëvarë, derisa detyra e Lucasit ka qenë të regjistrojë këtë moment i cili do të hyjë në histori. Kajaku i vogël në të cilin gjendej Rafi për disa sekonda u lëshua ujëvarës teposhtë para se të zhytej në lum.


Rafa doli nga uji si në mrekulli duke shpëtuar vetëm me disa gërvishtje të vogla. Lundruesi fatlum i kajakut në fund shpëtoi vetëm me një të qarë me tri qepje të vogla dhe me sy të nxirë. /Telegrafi/