LAJMI I FUNDIT:

Kërcënim serioz apo vetëm teori konspiracioni? (video)

Kërcënim serioz apo vetëm teori konspiracioni? (video)

Xhirimi i bërë kohë më parë mbi qiellin e Japonisë, paraqet një raketë e cila i drejtohet një UFO-je. Edhe pse duket se raketa nuk arriti cakun, pas vetes la shume pyetje të hapura. Njëra prej tyre është pse njerëzit dëshiruan ta shkatërrojnë UFO-n?

Teoritë kryesore për civilizimet jashtëtokësore deri më tash mbështesin idenë se këta udhëtarë hapësinorë janë qëllimmirë dhe e mbrojnë Tokën dhe banorët e saj. Por prej kujt dhe nga çfarë na mbrojnë?

Njëra prej teorive është se jashtëtokësorët na ruajnë prej vetë racës tonë. Sipas kësaj teorie, jashtëtokësorët kanë për detyrë të na dërgojnë në civilizimet e shoqërisë elite të galaktikës, por së pari duhet t’i përmbushim disa kushte të caktuara.

Disa prej këtyre kushteve është se ne duhet lënë mënjanë lakminë, dhunën dhe luftërat. A është ky një kusht i rëndë për qeniet njerëzore, a besojnë civilizimet e përparuara se mund të na detyrojnë të largohemi nga rruga e gabuar dhe nëse për shkak të natyrës tonë të dhunshme ne mund të bëhemi kërcënim për paqen e galaktikës, mbështetësit e kësaj teori vlerësojnë se jashtëtokësorët mund të na shkatërrojnë plotësisht.


Disa bile shkojnë edhe më larg duke thënë se liderët e shteteve, me paaftësitë e tyre, tashmë ka vendosur se nuk mund t’i përmbushë standardet, por përfaqësuesit e jashtëtokësorëve po bëjnë presion në ta. Për shkak të këtyre mosmarrëveshje është i mundur edhe një konflikt me jashtëtokësorët.

Videoja që do tua sjellim është treguesi më i mirë se sa nervozë janë njerëzit dhe paraqet raketën e ndezur në drejtim të UFO-s. Natyrisht, të gjitha këto spekulime janë të përcjella me mbishkrimin dramatik: “Qeveria juaj nuk dëshiron që ju ta shihni këtë”. A flitet vërtetë për një konflikt të armatosur me UFO-t. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori