LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja Dina Shabani vjen më seksi se asnjëherë në fotosesionin e ri (Foto)

Këngëtarja Dina Shabani vjen më seksi se asnjëherë në fotosesionin e ri (Foto)

Këngëtarja Dina Shabani ka realizar së fundmi fotosesionin e saj më të ri.

Telegrafi ekskluzivisht ka siguruar foto sesionin e fundit të këngëtares nga Shkupi. Për dallim nga e kaluara, kësaj here Dina sjell një pamje më seksi se kurrë.


Ndonëse gjithnjë e tillë, kësaj here fotografit flasin më tepër së ç’duhet. “Ishte e nevojshme. Nuk është diçka jashtë normales. Thjeshtë fotografitë janë profesionale, ndërsa çfarë vërehet në to është gjithçka natyrale”, ka thënë Dina në një deklaratë për portalin Telegrafi.

Dina shton se ky foto sesion vjen si rezultat i përfundimit me sukses dhe me plot projekte në përfundim e sipër të vitit që lamë pas.

Telegrafi ka zbuluar planet dhe projektet që mund të vijnë shumë shpejt, por Dina nuk deshi t’i komentojë. “Po punohet në këtë drejtim. Deri në përfundim kur edhe do të lansohet projekti i ri, ka ende kohë. Do ta mbaj sekret publik projektin e ri”, theksoi Dina.

Projekti më i fundit i Dina Shabanit është kënga e titulluar “A po vjen”, ndërsa një promovim të këtij projekti e realizoi edhe në emisionin super të njohur ‘Zonë e Lirë’ në Shqipëri.

Këngëtarja nga Shkupi nuk mohon që në të ardhmen të realizoj edhe duete me yjet e estradës dhe për më tepër, për Telegrafin konfirmon se ka disa oferta tilla të cilat momentalisht është duke i analizuar. /Telegrafi/