Poezi nga: Allen Ginsberg
Përktheu: Skënder Buçpapaj
Pesha e botës është
dashuria.
Nën barrën
e vetmisë,
nën barrën
e pakënaqësisë
pesha,
pesha që ne mbartim
është dashuri.
Kush mund ta mohojë?
Në ëndërra
ajo e prek
trupin,
në mendim
ndërton
një mrekulli,
në përfytyrim
angështon
nga lindja
në njeriun –
shikon tejpërtej zemrën
duke u kallur me dlirësi –
sepse barra e jetës
është dashuria,
por ne e mbartim peshën
të pezmuar,
dhe kështu do mbetur
në krahët e dashurisë
fundja,
do mbetur
në krahët e
dashurisë.
S’ka çlodhje
pa dashuri,
s’ka gjumë
pa ëndrrat e
dashurisë –
ji i çmendur apo esëll
i dhënë pas engjejve
apo makinave –
dëshira përfundimtare
është dashuria –
s’ka më të hidhur,
s’mund ta mohosh,
s’mund ta kesh
nëse e mohon:
pesha është tepër e rëndë
– do dhënë
pa shpërblim
ashtu si mendimi
jepet
në vetmi
në gjithë mrekullinë
e teprimit të tij.
Trupat e ngrohtë
ndriçojnë së bashku
në errësirë,
dora lëviz
tek qendra
e mishit,
lëkura dridhet
në lumturi,
dhe shpirti vjen
gjithë hare tek syri –
po, po
kjo është
çfarë desha,
unë gjithmonë desha,
unë gjithmonë desha
të kthehem në trupin
ku unë linda.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Rëndësia e çështjes së ndikimit të mitit dhe ritualit në teatrin dhe dramën e shekullit XX

Origjina e njohjeve përmes kompjuterit

"Konservimi" i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës