LAJMI I FUNDIT:

Kënga “Count on Christmas” e Bebe Rexhës shënon rritje të madhe në Spotify pa promovim dhe pa u transmetuar në radio

Kënga “Count on Christmas” e Bebe Rexhës shënon rritje të madhe në Spotify pa promovim dhe pa u transmetuar në radio
Foto: Ray Mickshaw/ FOX

Kënga “Count on Christmas” e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në platformën Spotify, duke arritur ditën më të madhe të klikimeve këtë vit, vetëm disa ditë para festave të fundvitit.

Kjo ndodhi pavarësisht faktit se kënga është publikuar vite më parë dhe nuk ka pasur promovim të drejtpërdrejtë në media apo radio.

Në një postim të shpërndarë nga disa fansa të Bebe Rexha në X (ish-Twitter), u bë e ditur se kënga kishte arritur 240,579 streamime në një ditë, duke shënuar një rritje prej 86.6%.


Siç është theksuar, kjo arritje erdhi pa asnjë promovim apo mbështetje nga radio, duke e bërë atë një hit të vërtetë.

E lumtur me këtë sukses të këngës, Bebe Rexha e rishpërndau këtë lajm me ndjekësit e saj në X, duke treguar se edhe pa një promovim të gjerë, muzika e saj vazhdon të arrijë zemrat e audiencës në prag të Krishtlindjeve.

Ky sukses i këngës “Count on Christmas” tregon fuqinë e vazhdueshme të Bebe Rexhës në industrinë muzikore, duke e konsoliduar edhe më tej pozitat e saj si një nga artistet më të suksesshme dhe më të dashura në botë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana flet për Jozin dhe tregon nëse ka marrë ndonjë vendim për lidhjen e tyre

Loredana flet për Jozin dhe tregon nëse ka marrë ndonjë vendim për lidhjen e tyre

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti do të jetë i paharrueshëm

Zhaklin Lekatari: Gjesti do të jetë i paharrueshëm

Magazina
Ish-banori me akuza për Laertin dhe Rozanën: E panë të shtrirë Gjestin dhe nuk vajtën t’ia jepnin as dorën

Ish-banori me akuza për Laertin dhe Rozanën: E panë të shtrirë Gjestin dhe nuk vajtën t’ia jepnin as dorën

Magazina
Qeni për pak sa nuk e kafshoi, Valbona Mhilli: Ky qenka më i fortë si Laerti

Qeni për pak sa nuk e kafshoi, Valbona Mhilli: Ky qenka më i fortë si Laerti

Magazina
Arrestohet ylli i famshëm, William Levy

Arrestohet ylli i famshëm, William Levy

Magazina
Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Magazina
Kalo në kategori