Deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Ramiz Kelmendi, në shpalosjen e radhës mbi rekomandimet qeveritare për zhvillim ekonomik, rininë e Kosovës e sheh si potencial të rëndësishëm që duhet mbështetur.
Ja shkrimi i plotë i Kelmendit:
Infrastruktura humane, nevojat e ekonomisë së sotme dhe të ardhshme
Kosova ka infrastrukturë humane të shumtë për sfidat e sotme dhe për sfidat e ardhshme të ekonomisë, sepse si e tillë kjo infrastrukturë është e moshës së re, pra flasim për rininë, e që për ekonominë është faktorë i rëndësishëm.
Meqë të rinjtë i kemi të avancuar me arsimim të mesëm dhe të lartë, edhe ky kusht është shumë ndikues për të pasur ekonomi efikase të shpejtë për t’iu përgjigjur ekonomisë së tregut.
Një fakt është evident, arsimimi i këtyre kuadrove është duke u bërë në bazë të kërkesave të tanishme që ekonomia e Kosovës ka nevojë, porse most ë harrojmë se këto kërkesa nuk korrespondojnë me kërkesat e ardhshme që do ketë ekonomia e Kosovës, dhe me këtë rast po krijojmë kuadro suficite.
Kjo gjëra së pari janë të dëmshme për vet këto kuadro sepse konkurrenca e lartë në këto profile e zbehë çmimin e punës për këto profile, ndërsa kërkesat e ardhshme nuk do kenë kuadro profesionistësh, dhe këtë shpesh duhet kompensuar me kuadro nga jashtë gjë që për ekonominë tonë janë të shtrenjta dhe jo konkurruese.
Mirëpo për të pasur arsimimin e ardhshëm do na duhej Këshilli kombëtarë për zhvillimin e Kosovës, që së bashku me Asociacionet ekonomike dhe institutet të ndërtojnë kahjet e zhvillimit dhe arsimimit për kuadrot që do i përgjigjen sfidave të tregut të ri, në këtë rast atij prodhues.
Zakonisht qytetarët nuk shkojnë nga aspekti teorik por nga aspekti praktik vizuel, që së pari të ndërrohet ekonomia dhe pastaj të shifet kërkesa dhe pagesa për këto kërkesa e më pastaj arsimimi për këto kërkesa.
Kjo çështje kërkon kohë por është e mundshme. Të themi se qytetarët tonë kanë krijuar një arsimim shkollor të mesëm, të lartë por shpesh themi se nuk janë profesionistë, edhe kjo qëndron porse duke e ditur se këto njohuri që kanë lidhje me përdorimin e aparateve të amvisërisë për gjininë femërore dhe aparateve tjera si kompjuterët dhe pjesë tjera, na bënë të besueshëm se me një ritrajnim të ngjeshur dhe të shkurtë çdo person me arsimim të mesëm dhe të lartë mundë të avancohet për përdorimin e këtyre makinerive prodhuese dhe programeve që përdorin këto makineri.
Duke pasur parasysh të gjitha këto fakte të avancimit, sot të gjithë këta të rinj nuk po mundë të japin rezultatet e duhura sepse janë të punësuar në veprimtari ekonomike për të cilat nuk kanë pasur synim dhe dëshirë dhe në këtë rast po pëson edhe puna edhe i punësuari, meqë një fjalë popullore thotë; ‘gjeja punës personin adekuat, profesional dhe të vullnetshëm për të kryer deri në pension punën e përzgjedhur’.
Andaj është evidente se këta qytetarë të Kosovës janë të gatshëm edhe profesionalisht edhe me vullnet për tu bërë edhe punëtorë edhe punëdhënës porse këta kërkojnë vende pune dhe investime kapitale e kreditime kualitative dhe reale. Le të punojmë për krijimin e kushteve dhe hapësirave për implementim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington