LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi premton mbështetje të Qeverisë për bizneset dhe prodhuesit

Kelmendi premton mbështetje të Qeverisë për bizneset dhe prodhuesit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të prirë nga kryetari Safet Gërxhaliu dhe anëtarët e kryesisë së Odës.

Sipas një njoftimi thuhet se në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, u bisedua për proceset ekonomike dhe angazhimet e Odës Ekonomike bashkë me 36 shoqatat e saj.

Po sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu përkushtimin e Qeverisë që të adresoj të gjitha çështjet e ngritura dhe së bashku të ofrohen zgjidhje më të mira në funksion të përmirësimit të mëtutjeshëm të klimës së biznesit në Kosovë.


Në takim palët u dakorduan për luftimin e mëtejmë të punësimit joformal, që do t’i hapte mundësi Qeverisë së Republikës së Kosovës të punoj më tutje në lehtësirat fiskale.

“Qeveria e Republikë së Kosovës është e angazhuar që të barazoj akterët ekonomik në Republikën e Kosovës, në veçanti ata prodhues, në raport me akterët tjerë ekonomikë që kanë shitje në territorin e Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Kelmendi.

Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Kelmendi, u takua edhe me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, ku prezentë ishin kryetari i Klubit, Visar Kelmendi dhe drejtoi ekzekutiv, Astrit Panxha.

Në takim, me theks të veçantë u bisedua për zhvillimin dhe fuqizimin e prodhimtarisë vendore, politikat fiskale dhe masat stimulative që mund të formohen nga të hyrat e krijuara nga zvogëlimi i informalitetit për të rritur eksportin e prodhimeve të Kosovës jashtë vendit, duke përfituar edhe nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Zëvendëskryeministri Kelmendi do të vazhdoj takime të ngjashme edhe me asociacionet tjera për të përmbyllur ciklin e kërkesave të arsyeshme që kanë këto asociacione për fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e punësimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Kalo në kategori