KEDS është duke përgatitur planin që deri në maj të vitit të ardhshëm të largoj nga puna 250 punonjës të këtij Distribucioni. Së pari një numër të kuadrit të vjetër por edhe disa të rinj që kanë qenë në disa poste i ka degraduar dhe strehuar nipër trafo-barakë dhe i ka lënë të pa angazhuar.
Këto shenja kanë ardhur pasi tashmë ka filluar diskriminimin e punonjësve duke i lënë të pa angazhuar ata dhe të mërziten për ta lëshuar punën. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Federatës Sindikale të Pavarur Elektrokosova-FSPE.
Nënkryetari i Federatës Sindikale të Pavarur Elektrokosova, Sherif Fejzullahu, tha se menaxhementi i KEDS po përdorë lloj – lloj metoda presioni duke i bërë punëtorëve të të gjitha profileve që të dorëzohen dhe ti lëshojnë vendet e punës. “Nëpër Distrikte kanë ftuar punëtorë në intervista duke ju ofruar largim të para kohe dhe në mos pranimin e tyre ata pra janë të pa sistemuar dhe të larguar larg objektit diku nëpër Trafo diku në ndonjë sallë tjetër ose askund. Thjesht nuk janë në punë duhet të presin përfundimin”, theksoi Sherifi.
Ai ka marrë shembull një rast në Gjilan, ku dy femra me mbi 25 vjet përvojë pune janë dërguar në trafo atje ku është vetëm depoisti dhe nuk bëjnë asgjë. “Shembull në Gjilan dy punëtore me mbi 25 vjet përvojë pune janë dërguar në trafo atje ku është vetëm depoisti dhe nuk bëjnë asgjë vetëm i djeg dielli, po duhet të shkojnë sepse kështu janë të dënuara dhe duhet të vuajnë dënimin”, tha Sherifi.
Sipas tij, ky menaxhment i KEDS-it po përgatitet që në muajin maj 2016 kur skadon kontrata me Qeverinë e Kosovës të sharroj një numër të madh të punëtorëve. “Pra, thënë thjesht ky menaxhment i KEDS, po përgatitet që në muajin maj të vitit 2016 kur skadon kontrata me Qeverinë e Kosovës të sharrohen një numër i madh i punëtorëve dhe për këtë po përdorë këto metoda dhe mendojnë se janë të pahetueshme”, u shpreh Sherifi.
Sindikalistët kërkojnë urgjentisht masivizimin ose anëtarësimin e të gjithë punëtorëve në FSPE për të shtuar forcën e rezistencës dhe për të ndalur këtë projekt ose fushatë largimi të punëtorëve.
Pra, kërkojnë nga KEDS të heq dorë nga largimi i punëtorëve nga vendet e punës, sepse këto janë metoda shumë primitive sipas tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand