Dhjetë studentët më të mirë të KEDS Akademisë kanë avancuar njohuritë praktike dhe teorike në universitetin Bogazici të Turqisë dhe në selitë e kompanive Çalik dhe Limak. Në kompaninë e distribuimit Yedas në qytetin Samsun studentët mësuan të arriturat më të reja të kësaj industrie. Këtë vizitë të studentëve e përcollën edhe menaxhmenti i KEDS-it dhe KESCO-s si dhe gazetarë eminentë kosovarë.
Për vitin e dytë me radhë, studentët më të dalluar të Akademisë së KEDS-it përfundimin e programit e kanë bërë në Turqi. Në fillim të shtatorit ata vizituan Universitetin Bogaziçi në Stamboll, ku përfituan njohuri të shumta nga fusha e energjetikës dhe menaxhmentit. Në qytetin më të madh të Evropës ata vizituan edhe selitë e kompanive prestigjioze në Turqi, Çalik dhe Limak.
Mesut Serhat Dinc, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Limak Energy dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të KEDS-it, i cili është edhe ideatori i KEDS Akademisë ka theksuar edhe njëherë përkrahjen e plotë për studentët kosovarë.
“Sot, kur po përmbyllet viti i dytë i KEDS Akademisë sukseset janë shumë evidente. KEDS akademia si një ide inovative ka fituar katër çmime Stevie Award. Këto lloj iniciativash jo vetëm se u mundësojnë të rinjëve kosovarë një perspektivë të re por edhe mundësojnë që Kosova të promovohet gjithnjë e më tepër në arenën ndërkombëtare. Ky është vetëm një nga iniciativat e tilla dhe në të ardhmen do të ketë edhe shumë të tjera sepse aktiviteti ynë në Kosovë ka një vend të veçantë në korporatën tonë”, tha Dinc.
Pjesë e ekipit të studentëve kësaj radhe ishin edhe gazetarë nga Kosova, të cilët kanë përcjellur aktivitetet e akademisë në Turqi.
Ata panë së afërmi se si studentët mësuan për metodat më moderne të menaxhimit dhe elementeve tjera teorike nga universiteti Bogaziçi, si dhe me njohuri praktike të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike në kompani të kësaj fushe në Stamboll dhe Samsun.
Delegacioni në përbërje të pjesëtarëve të KEDS-it dhe KESCO-s, studentëve dhe gazetarëve,është pritur në Samsun edhe nga Drejtori Gjeneral i Yedas, njëkohësisht edhe Kryetar Ekzekutiv i Bordit të KEDS, Nurettin Turkoglu. “Jam krenar të them që përvojat dhe teknologjitë më të larta të nivelit botëror që i aplikojmë në Yedas po i bartim edhe në KEDS. Mbështetja e gjithëmbarshme do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që KEDS-i të bëhet kompani lidere në Kosovë në fushën e teknologjive më të reja. Për këtë po punojmë fuqishëm edhe me gjeneratat e reja”, tha Turkoglu.
Pjesë e delegacionit që kishte udhëtuar nga Kosova ka qenë edhe Alper Erbas, Drejtor Ekzekutiv i Furnizimit në KESCO. “Është shumë e rëndësishme për punëtorët e ardhshëm të shohin metodat më moderne të furnizimit dhe distribuimit të energjisë elektrike. Edhe pse studentët i kanë parë tanimë këto metoda në KEDS dhe KESCO, avancimi i njohurive në kompani edhe më të mëdha dhe të zhvilluara u ofron atyre një perspektivë të re. Janë shumë detaje që studentët i panë dhe i analizuan me sukses. Kjo më bën optimist se Kosova po përfiton një brumë të mirë të gjeneratës së re”, tha Erbas.
Akademia e KEDS është program i themeluar nga KEDS që ka për qëllim të ofrojë trajnime dhe punësim për të rinjtë kosovarë. Programi është bashkëpunim ndërmjet KEDS, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Gjatë vitit 2015 është bërë trajnimi dhe avancimi i njohurive profesionale për 50 studentë, po aq sa ishin në gjeneratën e parë. /Telegarfi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand