LAJMI I FUNDIT:

KE i OBRM-PDUKM-së: Zaevi nuk guxon të privilegjohet mbi qytetarët tjerë

KE i OBRM-PDUKM-së: Zaevi nuk guxon të privilegjohet mbi qytetarët tjerë

Komiteti ekzekutiv (KE) i OBRM-PDUKM-së e vlerësoi si skandaloz, të turpshëm dhe politik vendimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) që t’i tërheqë aktakuzat për rastin “Puç”. Në kontekst të negociatave për formim të qeverisë, në seancë KE-ja e riafirmoi mbështetjen për liderin e partisë Nikolla Gruevski që të vazhdojë me aktivitetet në këtë drejtim për shkak se, siç thuhet, vullneti i qytetarëve është imperativ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KE, siç qëndron në kumtesë, në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe analizoi vendimin skandaloz të PSP-së me të cilin Zoran Zaev për herë të dytë eviton përgjegjësi penale për krimin në të cilin është kapur.

Sipas KE të partisë, vendimi politik i Janevës është konfirmim më i mirë se Zaevi dhe Verushevski janë kapur në krim dhe se organet e hetimit e kanë mbuluar rastin me dëshmi të fuqishme dhe të pamposhtura.


Drejtësia para institucioneve të Maqedonisë, theksojnë nga partia, do ta arrijë Zaevin dhe shoqërinë e tij kriminele, herët ose vonë dhe ata do të përgjigjen për gjithçka që i kanë bërë Republikës së Maqedonisë dhe popullit të saj, njofton AIM.

Komiteti ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së i inkurajon institucionet që të punojnë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet dhe të mos lejojnë që krimi i kryer të kalojë pa u dënuar. Zaev, siç potencohet, nuk është, nuk guxon të privilegjohet edhe mbi qytetarët e tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori