Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë të ditur se mbështet nismën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi dhe fton të gjitha partitë politike parlamentare të mobilizohen për të mbledhë nënshkrimet e nevojshme për të ftuar sa më shpejt këtë seancë.
KDI thotë se ka bërë thirrje të vazhdueshme drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të ftuar seancë të jashtëzakonshme, më 28 maj dhe 17 korrik të këtij viti, duke kërkuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës të jetë epiqendra e diskutimeve rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe Presidenti t’i raportojë Kuvendit.
“Republika e Kosovës ka hyrë në fazën finale të dialogut pa një strategji shtetërore të aprovuar në Kuvendin e saj, pa përcaktuar temat e diskutimit, vijat e kuqe, afatet kohore, pritshmëritë e palës kosovare në këtë proces dhe pa legjitimuar me anë të një rezolute ekipin udhëheqës të Kosovës në këto bisedime. Faza përmbyllëse e dialogut Kosovë-Serbi është duke vazhduar me mungesë të theksuar të transparencës, pa koordinim të spektrit politik, pa koordinim të institucioneve të vendit dhe me veprime të njëanshme të Presidentit”, thuhet në njoftimin e KDI-së.
Instituti Demokratik i Kosovës i bën thirrje institucioneve të vendit të respektojnë mandatin e Kuvendit të Kosovës si institucioni më i lartë ligjvënës.
“Institucionet e tjera me veprimet e tyre nuk duhet të anashkalojnë rolin e Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm shtetëror. Ndërsa partitë politike parlamentare, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Kosovë, duhet të respektojnë mandatin dhe kompetencat e tyre, duke ushtruar përgjegjësitë e tyre dhe duke mbajtur sa më parë seancën e jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim.
Sipas KDI-së, veprimet e Republikës së Kosovës në këtë fazë kritike të dialogut duhet të koordinohen në Kuvend, duke i dhënë legjitimitet këtij procesi shtetëror përmes miratimit të një rezolute e cila do të përcaktojë edhe vijat e kuqe të Kosovës, bashkërendim të institucioneve, gjithëpërfshirje, llogaridhënie dhe transparencë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të OBRM-PDUKM-së

Plagosi me armë gjahu një 53-vjeçar, arrestohet i riu në Elbasan

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës