LAJMI I FUNDIT:

“Kauboji lakuriq” kandidat për president të SHBA-ve

“Kauboji lakuriq” kandidat për president të SHBA-ve

Personazhi i famshëm i rrugëve të New York-ut Robert John Burck, i njohur si “Kauboji lakuriq” dhe njëri ndër atraksionet turistike në Times Square, zyrtarisht do të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2012.

Në faqen e tij të internetit www.nakedcowboy.com, Bruck ka caktuar një takim me gazetarët dhe fotoreporterët për të mërkurën më 6 tetor në orën 12:00 sipas orës lokale, ku pritet që edhe zyrtarisht ta shpallë kandidaturën e tij për president.

“Amerika ka nevojë për një president i cili beson në Amerikën. Do të luftoj t’ia kthej pushtetin popullit”, thuhet në njoftimin e këtij performuesi të rrugëve, i cili për më shumë se 10 vite shëtitet me çizme kaubojsh dhe kapelë në kokë, si dhe me brekë të shkurta, ndërsa për shkak të vendosjes “strategjike” të kitarës kalimtarët mendojnë se ai është krejtësisht lakuriq.

“Kauboji lakuriq” më 23 dhjetor bëhet 40 vjeç, tashmë ka provuar fatin në garën për kryetar të New York-ut kundër Michael Bloombergyut më 2009, por ishte tërhequr shpejtë. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori