LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry dhe menaxhmenti i saj duhet të paguajnë 2.8 milionë dollarë për plagjiatë të këngës “Dark Horse”

Katy Perry dhe menaxhmenti i saj duhet të paguajnë 2.8 milionë dollarë për plagjiatë të këngës “Dark Horse”

Katy Perry ka vjedhur këngën e vitit 2013 “Dark Horse” vendosi një gjykatë amerikane.

Këngëtarja dëshmoi në një gjyq që zgjati për një javë, duke mohuar që kishte dëgjuar ndonjëherë këngën e reperit Flame, “Joyful Noise”.

Gjatë gjyqit, ekipi i avokatit këngëtares e përshkroi ritmin e të dy këngëve si “të zakonshëm”, duke argumentuar se reperi Flame, emri i vërtetë Marcus Tyrone Gray, nuk mund të ankohej për shkeljen e të drejtave të autorit.


Një gjykatëse federale e Los Angelosit ka vendosur që këngëtarja me stafin duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 2.8 milionë dollarësh për plagjiaturën.

Sipas aktvendimit, Perry duhet të paguajë 550 mijë dollarë gjersa kompania Capitol Records i detyrohet afro 1.3 milion dollarë. Janë gjobitur edhe pesë bashkëpunëtorët e këngëtares që morën pjesë në këngë, përfshirë prodhuesit Max Martin, i cili u gjobit me 253 mijë dollarë. Luke duhet të paguajë dënimin prej 61 mijë dollarësh ndërsa kompania e tij, Kasz Money Inc. i detyrohet 189 mijë dollarë.

Gjykatësi vendosi gjithashtu që 22.5 për qind të të ardhurave të fituara nga kënga “Dark Horse” duke mbajtur vendin e parë në listën e Hot 100 të Billboard dhe ato duhet tu besohen këngës “Joyful Noise”.

“Dark Horse” u publikua në vitin 2013 në albumin e katërt të studios Katy Perry “Prism” dhe kjo këngë është një nga hitet e saj më të mëdha. Më shumë se 13 milionë kopje janë shitur në të gjithë botën dhe videoja është shikuar mbi 2.6 miliardë herë në YouTube. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jTLeHuvHXuk

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Kalo në kategori