LAJMI I FUNDIT:

Katërvjeçari bëri 1.482 pompa për 40 minuta

Katërvjeçari bëri 1.482 pompa për 40 minuta

Djaloshi katërvjeçar nga India, Ronak Vitha, bëri 1.482 pompa për vetëm 40 minuta dhe me këtë ai vendosi rekordin e ri botëror për më së shumti pompa në një kohë të kufizuar.

Djaloshi nga India perëndimore filloi të bëjë pompa prej se ishte dy vjeç dhe i pëlqejnë aq shumë sa që thuhet se ai kalon më shumë kohë në dysheme sesa diku tjetër. Duke u rritur, ai bënte gjithnjë e më shumë pompa, derisa prindërit më në fund nuk e pyetën nëse dëshironte ta thyente rekordin botëror.

Nëna e katërvjeçarit shpejt mësoi rekordin ekzistues të numrit më të madh të pompave në një kohë të caktuar dhe organizoi në klubin lokal të fitnesit performancën e djalit të saj për ta thyer rekordin. Ronak Vitha bëri 1.482 pompa për 40 minuta gjë që është vërtetuar edhe nga juria e librit indian të rekordeve. /Telegrafi/