LAJMI I FUNDIT:

Katër largimet shokuese që mund të ndodhin tek Barcelona në verë – PSG-ja interesohet për njërin nga ta

Katër largimet shokuese që mund të ndodhin tek Barcelona në verë – PSG-ja interesohet për njërin nga ta

Barcelona do të synojë që të mbledhë fonde përmes shitjeve këtë verë, por në një farë mënyrë do të jenë në mëshirë të ofertave që vijnë nga afati kalimtar.

Një nga përfitimet më të mëdha Barcelonës do t’ia kishte sjellur shitja e francezit Jules Kounde, i cili është raportuar se ka shprehur pakënaqësitë me pozitën që mbulon në fushë.

Kounde së fundmi është rikthyer në formë dhe sipas gazetarit Ben Jacobs i cili foli në podkastin e Fabrizio Romanos, ai është njëri prej dy lojtarëve që Barcelona do të synojë t’i shesë së bashku me Raphinhan.


Në fakt asnjëri prej lojtarëve nuk duan largimin nga klubi dhe kjo ka shkaktuar një problem për blaugranasit, ndërsa dy emrat e tjerë që citohen se do të pranonin një largim janë Andreas Christensen dhe Ronald Araujo.

El Clasico do të luhet përsëri në Amerikë, konfirmohet data e ndeshjes
Lexo po ashtu El Clasico do të luhet përsëri në Amerikë, konfirmohet data e ndeshjes

Raphinha ka tërhequr interesim nga Arabia Saudite, ndërsa Kounde mund të jetë një objektiv i Paris Saint-Germainit. Prioriteti i tyre kryesor për fazën defanzive është Leny Yoro, i cili gjithashtu po tërheq interesim nga Real Madridi.

Araujo në anën tjetër ishte në listën e dëshirave të Bayernit, por largimi i Thomas Tuchel në verë mund të bëjë që uruguaiani të mos e favorizojë kalimin në Gjermani.

Sido që të jetë, në rast se Barcelona vendos se duan ta shesin Araujon, ofertat për të nuk do të mungonin, sidomos nga Premier League./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori